LAJMI I FUNDIT:

Bastisje në Shkup, kapen lëndë narkotike

Bastisje në Shkup, kapen lëndë narkotike

Policia ka ndaluar një 22-vjeçare nga Shkupi pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e saj në Çair, policia ka gjetur marihuanë.

“Me datë 12.02.2025 në ora 22:40 në zonën e Çairit, zyrtarët policorë nga SPB-Shkup ndaluar V.K. (22) nga Shkupi.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e saj dhe ambientet e tjera, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe sekuestruar tre thasë me marihuanë dhe një plumb”, thonë nga MPB.