LAJMI I FUNDIT:

Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Gjykatën e Posaçme GJKKO ku do të mbahet seanca për verifikim të masës së sigurisë. SPAK ka kërkuar arrest me burg për kryebashkiakun.

Veliaj i cili akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash u arrestua të hënën më 10 shkurt 2025.

Gjithashtu bashkëshortja e tij Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.


Edhe Xoxa për të cilën është caktuar masa arrest shtëpie tashmë ka arritur në ambientet e GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë.

Ajo dhe Veliaj janë pritur me duartrokitje nga dhjetëra qytetarë mbështetës së kryebashkiakut të Erion Veliaj. Prokurorë të dosjes janë Ols Dado dhe Altin Dumani, ndërsa gjyqtar Erion Bani.

Biznesmeni i arrestuar Elman Bule gjithashtu do të jetë i pranishëm në seancën në GJKKO për masën e sigurisë, ndërkohë për verifikim mase do paraqiten edhe 5 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, për të cilët është caktuar masa detyrim paraqitjeje.

Masat e sigurisë dhe akuzat

Erion Veliaj – Arrest me burg; korrupsion (9 raste) dhe pastrim parash
Ajola Xoxa – Arrest shtëpie; korrupsion (9 raste), pastrim parash, fshehje pasurie
Elman Abule -Arrest me burg; Pastrim Parash
Gentian Sula – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
Meriman Palushi – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
Fatmir Bektashi –Detyrim paraqitjeje; Korrupsion aktiv
Sokol Kryeziu – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
Shkëlqim Fusha – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv