PhD. Dashnim Hebibi me dy libra kushtuar gruas shqiptare në diasporë
Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë e veprojnë në Kroaci, konkretisht në Zagreb, se Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, të premten, më 21 shkurt 2025, në ora 19.30, në adresën:
Qendra Kulturore Shqiptare në Zagreb (Frane Petrica 4), do të promovojë/prezantojë dy librat e PhD. Dashnim Hebibi, gazetar, publicist, poet, me titull:
Gratë Frymëzuese të Diasporës Shqiptare (I) dhe (II)
Në këtë ngjarje kulturore, për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, së bashku me autorin, do të jetë redaktori /recensenti z. Jeton Arifi, M.A dhe z. Rafet Ademi nga Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore me qendër në Cyrih të Zvicrës.
Dy librat janë botuar nga Shtëpia Botuese: ‘Libri Im’ në Qytetin e Pejës në vitin 2024 dhe janë sponzorizuar nga z. Adem Osmani me familjen e tij, afarist, bamirës e atdhetar nga Kosova që jeton e vepron në Zvicër si dhe z. Sabit Abazi nga Medvegja me disa miq.
Këta dy libra janë përkrahur nga Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore dhe nga Platforma Mediale ‘helveticALforum.ch’. Vlen të veçohet se autori, për herë të parë ka zgjedhur Kroacinë, respektivisht Zagrebin për të promovuar librat, duke ua kujtuar se në këtë libër është edhe një pjesë e grave shqiptare të pasqyruara në këta libra dhe se atje ka edhe shumë miq.
Në promovim pritet të vijnë edhe personalitete të njohura nga komuniteti ynë që jetojnë e veprojnë në Zagreb. Pas Zagrebit, së shpejti, librat do të promovohen edhe në Zvicër, me përkrahje të Qendrës Shqiptare Mediale me qendër në Zvicër (SAM24.ch) (SwissAlbanianMedia), ku autori jeton e vepron dhe pastaj në disa shtete të tjera të Evropës, ShBA e Kanada.
Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kallëzim penal ndaj Përparim Bajramit, dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e Lotarisë për 24.636.045 denarëve

Cigare, mjaltë, vajguri e kremra, Policia kufitare në dy raste të ndara parandalon kontrabandën me mallra

Top pesëshet e grave më të votuara në LVV, PDK dhe LDK sipas rezultateve të deritanishme

20 më të votuarit e LVV – së, kjo është lista me votat e numëruara deri tani

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

5 vjet e 5 muaj burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin në Zvicër

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame