LAJMI I FUNDIT:

Delilah dhe Amelia Hamlin sfidojnë motin e ftohtë me veshje provokuese, gjatë Javës së Modës në New York

Delilah dhe Amelia Hamlin sfidojnë motin e ftohtë me veshje provokuese, gjatë Javës së Modës në New York

Motrat Delilah Belle Hamlin dhe Amelia Grey Hamlin, vajzat e Lisa Rinna dhe Harry Hamlin, u shfaqën me veshje elegante dhe të guximshme gjatë Javës së Modës në New York.

Delilah, 26 vjeçe, zgjodhi një komplet të zi të brendshëm Dolce & Gabbana, me një korse të strukturuar, çorape të tejdukshme dhe taka të zeza me majë.

Ajo e plotësoi pamjen me një çantë të vogël të zezë dhe e la pallton pas, duke sfiduar të ftohtin me stilin e saj të guximshëm, shkruan DailyMail.


Amelia, 23 vjeç, zgjodhi një veshje Maison Valentino, me sytjena të kuqe, një bluzë të tejdukshme me mëngë leshi dhe pantallona të shkurta të qëndisura me dantellë.

Flokët e saj të zinj dhe të drejtë binin në kontrast me modelin e akullt biond të Delilah.

Ajo kompletoi pamjen me doreza dhe çorape dantelle, një çantë Valentino dhe taka elegante me gurë të ndritshëm.

Veshjet e tyre u krijuan me ndihmën e stilistit Danyul Brown, i cili më vonë ndau pamje të motrave në rrjetet sociale.

Motrat po ashtu u panë së bashku në një koncert të Billie Eilish në Los Angeles.

Motrat Hamlin vazhdojnë të lënë gjurmë në botën e modës me stilin e tyre unik dhe paraqitjet e spikatura. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Magazina
Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Magazina
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
MrBeast fitoi qasje në pjesët e ndaluara të piramidave të Gizës, në pak ditë videoja grumbulloi gati 80 milionë shikime

MrBeast fitoi qasje në pjesët e ndaluara të piramidave të Gizës, në pak ditë videoja grumbulloi gati 80 milionë shikime

Magazina
Hajnat i hynë në lokal, dizajnerja Blerina Kllokoqi - Rugova publikon pamjet

Hajnat i hynë në lokal, dizajnerja Blerina Kllokoqi - Rugova publikon pamjet

Magazina
Kalo në kategori