LAJMI I FUNDIT:

Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje, ku cak i sulmeve janë gratë.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Deçan, Gjakovë, Malishevë.

Raporti i policisë:


Prishtinë 10.02.2025, 22:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Deçan 10.02.2025, 16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së saj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë 10.02.2025-08:12.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në gjendje të dehur fillimisht përmes telefonit ishte fjalosur me bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare lidhur me kujdesin ndaj djalit të tyre dhe më pas kishte shkuar në shtëpi dhe kishte sulmuar fizikisht viktimën. Si pasojë e dhunës viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, viktima ka kërkuar urdhër për mbrojtje, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë 10.02.2025, 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte.

Malishevë 09.02.2025, 20:50. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori