LAJMI I FUNDIT:

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Ndeshja e mbrëmshme, në të cilën Los Angeles Lakers mirëpritën Utah Jazz, do të mbetet në historinë e NBA dhe skuadra vendase u sigurua që askush që erdhi në Crypto.com Arena të mos e harronte.

Përkatësisht, një prej basketbollistëve më të mirë në botë, Luka Doncic, debutoi për Lakers në këtë ndeshje, i cili ngjalli interesim të madh te tifozët e basketbollit në mbarë botën.

Me këtë rast, klubi i njohur nga “Qyteti i Engjëjve” ka vendosur të nderojë çdo tifoz që ka ardhur në debutimin e sllovenit.


Para fillimit të lojës, çdo tifoz në sallë gjeti një fanellë unike të Luka Doncicit me numrin 77 në karrigen e tyre dhe e gjithë salla u mbush me frymën e debutimit të sllovenit të madh.

View this post on Instagram

A post shared by Los Angeles Lakers (@lakers)

Vetë Luka e bëri uverturën, duke dhuruar 500,000 dollarë para ndeshjes për të ndihmuar të prekurit nga zjarret në Los Anxhelos me mbishkrimin “fqinji juaj i ri”.

Kujtojmë se ka tetë ditë që Doncic është transferuar në mënyrë tronditëse te Los Angeles Lakers, ndërsa Anthony Davis ka veshur fanellën e Dallas Mavericks.

E ndërsa Davis tashmë kishte arritur të lëndohej në debutimin e tij me klubin e ri, Doncic mbrëmë luajti ndeshjen e parë me Lakers, duke nisur kështu një epokë të re për klubin e famshëm nga Los Angeles.

Ndryshe, Doncic mbylli ndeshjen me 15 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Premier League
Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Premier League
Kalo në kategori