Petra Bayr, kryetare e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), ka deklaruar se në përgjithësi Kosova mbajti zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe paqësore. Derisa ka theksuar se këto zgjedhje kanë shfaqur një relief politik në të cilën janë përfaqësuar edhe komuniteti shumicë dhe pakicë.
Megjithatë, ajo ka përmendur edhe disa nga sfidat nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën në Kosovë. Sipas saj, publikimi online i vonuar i rezultateve preliminare po ashtu është parë si mangësi.
Në një konferencë për media, Bayr ka thënë se zgjedhjet janë bërë në përputhje me ligjin e zgjedhjeve të vitit 2023 i cili në përgjithësi ofron një kornizë të përshtatshme.
“Kemi pas zgjedhje gjithëpërfshirëse, paqësore në Kosovë, ishte shumë cilësor i gjithë procesi i zgjedhjeve. Votuesit e Kosovës e kanë demonstruar zotimin e tyre për demokraci duke votuar në mënyrë paqësore dhe pa tension…Këto zgjedhje kanë shfaqur një relief politik në të cilën janë përfaqësuar edhe komuniteti shumicë dhe pakicë dhe për më shumë pjesëmarrja e serbëve të Kosovës që kanë pasur një gamë të gjerë të zgjedhjes politike, kanë kontribuuar edhe më shumë në procesin demokratik. Delegacioni prej 24 vetash është përbërë nga 18 anëtar parlamenti, përfaqësues të Komisionit të Venecias, dhe personeli që kanë vëzhguar zgjedhjet në Kosovë ndërmjet 7 dhe 8 shkurtit”, ka theksuar Bayr.
Ndërsa, ka nënvizuar se publikimi online i vonuar i rezultateve preliminare po ashtu është parë si mangësi.
“Mediat nuk kanë pasur një rregullore, për mediat sociale, ka pas edhe probleme për funksionimin e komisionit të pavarur të mediave, për transparencë së mediave..Publikimi online i vonuar i rezultateve preliminare po ashtu është parë si mangësi… Raporti i delegacionit do të diskutohet në sesionin e prillit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Komisioni i Evropës është i gatshëm të bashkëpunojë me pikëpamjet se si mund të përmirësohet tutje korniza zgjedhore e Kosovës”, thotë ajo.
Sipas saj, ngritja e vetëdijes dhe mundësitë për të ju ndihmuar njerëzve me nevoja të veçanta duhet të përkrahet më tepër.
“Zgjedhjet janë bërë në përputhje me ligjin e zgjedhjeve të vitit 2023 i cili në përgjithësi ofron një kornizë të përshtatshme për zgjedhjet. Kemi parasysh që ligji është për të ofruar transparencë më të madhe, mungesa e qartësisë për pakicat nëpër komisionet lokale, këto komunat jo shumicë duhet të adresohen problemet nëpër to, dhe kemi tejkalim të shpenzimeve, nuk janë paraqit të gjitha shpenzimet për fushatën pas zgjedhore, çka nuk është në përputhje me atë që parasheh dispozita evropiane dhe vota për gra do të ndikojë po ashtu edhe gjuha e urrejtës kundër grave. Ka pasur edhe një efekt në pjesëmarrjen e tyre dhe dukshmërinë e tyre. Ngritja e vetëdijes dhe mundësitë për të ju ndihmuar njerëzve me nevoja të veçanta duhet përkrahur më tutje”, shton Bayr.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën të dielën, më 9 shkurt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker