LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj refuzon koalicionin me Vetëvendosjen, mbështet krijimin e qeverisë nga opozita

Haradinaj refuzon koalicionin me Vetëvendosjen, mbështet krijimin e qeverisë nga opozita
Foto:EO

Kryetari i AAK-së, dhe kandidati për kryeministër nga ky subjekt Ramush Haradinaj ka mbajtur konferencë për media pas procesit të votimit më 9 shkurt.

Haradinaj ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatin që ka arritur në këto zgjedhje dhe se gara ka qenë e ashpër.

“E pranoj që gara ka qenë e ashpër, jam mirënjohës votuesve që kanë votuar për koalicionin për Kosovën Fituese. Edhe pse jemi në rezultatet preliminare të 90% të votave të numëruara, kanë mbetur edhe votat e diasporës dhe ato me kusht e pranoj që rezultati nuk është i mirë, nuk jam i kënaqur me këtë rezultat”, ka thënë Haradinaj.


Kreu i AAK-së tha se nuk do të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se do të mbështes krijimin e një qeverie nga partitë opozitare

“Kam qenë i drejtpërdrejtë ndaj mashtruesit dhe qeverisë mashtruese që udhëheq Kosovën. Unë mendoj se është në nderin tim të ndihmoj një qeveri të opozitës asesi me Vetëvendosjen, dhe z.Kurtin”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se do të reflektojë rreth këtij rezultati, të cilin e quajti të pamjaftueshëm për ta ndihmuar Kosovën, për siç tha ai proceset që kemi para vetes.

“Do të vazhdojmë këtë rrugëtim që ti japim Kosovës qeverinë opozitare Kisha pas dëshirë që Kosova të ketë një rezultat më të madh të opozitës. E vërteta është se opozita ka fituar shumicën e votave krahasuar me partinë në pushtet e cila edhe pas 4 viteve nuk arriti të mbajë votat e veta”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori