LAJMI I FUNDIT:

LDK del me të dhënat e saja preliminare: LVV-34%, LDK-24% dhe PDK-22%

LDK del me të dhënat e saja preliminare: LVV-34%, LDK-24% dhe PDK-22%

Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa ka deklaruar se sipas të dhënave të tyre LVV-ja ka 34 për qind, LDK-ja – 24 për qind dhe PDK – 22 për qind.

“LDK ka së paku dyfishim të rezultateve të zgjedhjeve të kaluara pa llogaritur rezultatet e diasporës, ku edhe aty jemi shumë mirë”.

Mustafa thotë se sipas Exit-Pollit të LDK-së me 18 mijë respodentë LDK së paku ka dyfishuar votat.


Në një konferencë për media pas përfundimit të votimit, ai nuk ka treguar se më cilën parti politikë kanë vija të kuqe për koalicion.

“Absolutisht i bindur që Abdixhiku do të jetë kryeministër i Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Ai u shpreh se procesi i votimit ka qenë i qetë dhe demokratike për sot dhe ka falënderuar qytetarët për këtë./Telegrafi/