LAJMI I FUNDIT:

Bedri Hamza ushtron të drejtën e votës, bën thirrje tek qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike

Bedri Hamza ushtron të drejtën e votës, bën thirrje tek qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës në shkollën fillore “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, ku ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Remzija, dhe dy vajzat, Doruntina dhe Diellza.

Pas dhënies së votës, Hamza ka shprehur optimizëm për procesin zgjedhor dhe ka apeluar që të gjithë qytetarët e Kosovës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe për të kontribuar në zgjedhjen e qeverisë që do të udhëheqë vendin për katër vitet e ardhshme, raporton Telegrafi.

“Ditë e bukur, ditë me diell. Unë bashkë më bashkëshorten tim dhe dy vajzat Doruntinën, Diellzën dhe djalin e saj e shfrytëzuam të drejtën tonë për me votu. I lus të gjithë qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë këtë të drejtë, të drejtën e tyre demokratike për me votu, për me zgjedhë qeverinë për katër vitet e ardhshme. Uroj që gjithçka të shkojë mirë, besoj që gjithçka të shkoj mirë. Në fund sovrani vendos, qytetarët votojnë. Për mua çdo rezultat që votojnë qytetarët është i pranueshëm. Jam optimist, ka qenë një fushatë mirëpo gjatë gjithë kohës e kam ruajtur energjinë pozitive, pozitivitetin. Juve ju uroj ditë të mbarë”, ka thënë Hamza. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

Drejtësi

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", Pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Lajme
Një person i plagosur me armë zjarri në Prishtinë - policia jep detaje

Një person i plagosur me armë zjarri në Prishtinë - policia jep detaje

Kronika e Zezë
Osmani deklaron pasurinë në AKK: Pronë gjysmë milion euro në Australi, banesë, shtëpi e parcelë

Osmani deklaron pasurinë në AKK: Pronë gjysmë milion euro në Australi, banesë, shtëpi e parcelë

Lajme
Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Lajme
Pasuria e Kurtit, jeton me qira në Prishtinë - banesa në Norvegji në emër të bashkëshortes

Pasuria e Kurtit, jeton me qira në Prishtinë - banesa në Norvegji në emër të bashkëshortes

Lajme
Kalo në kategori