Donald Trump sugjeroi edhe një herë se ai mund të provojë një kandidim të tretë për president në vitin 2028, pavarësisht se Kushtetuta lejon vetëm dy mandate në detyrë për çdo kandidat.
Trump la të kuptohet për mundësinë të enjten gjatë një fjalimi në Washington Hilton gjatë Mëngjesit të Lutjeve.
Në fillim të fjalës, presidenti tha se i ishte thënë se mund ta kishte mbajtur fjalimin e tij përmes Skype, por këmbënguli që të ishte afër të pranishmëve.
“Dua të jem këtu me ju. Dhe unë kam qenë këtu me ju”, tha ai.
“Dhe unë do ta bëj këtë pavarësisht faktit që ata thonë se nuk mund të kandidoj përsëri”, shtoi Trump.
Ndryshe, edhe pse disa njerëz mund t’i interpretojnë komentet e Trumpit si një shaka, ai ka ngërthyer për të marrë një mandat të tretë në detyrë që të paktën që nga viti 2020, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Ai madje e shtyu çështjen gjatë një fjalimi të 28 janarit në seksionin e Institutit të Kongresit për republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, ku e pyeti kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson se a i lejohet të kandidoj përsëri.
Politico sugjeroi muajin e kaluar se ka katër mënyra se si Trumpit mund t’i lejohet teorikisht një mandat i tretë në detyrë:
Një lëvizje për të shfuqizuar drejtpërdrejt Amendamentin e 22-të.
Një boshllëk të mundshëm në amendamentin që e lejon atë të kandidojë për zëvendëspresident me dikë tjetër si kandidat, i cili menjëherë jep dorëheqjen dhe e lë Trumpin të udhëheqë.
Të kandidojë përsëri pavarësisht nga rregullat e Kushtetutës, duke llogaritur se Gjykata Supreme me shumicë konservatore do ta mbështesë atë pavarësisht se çfarë.
Thjesht refuzon të largohet nga Shtëpia e Bardhë pas përfundimit të mandatit të tij. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi