LAJMI I FUNDIT:

Berisha marshon drejt Kryeministrisë, nis protesta e PD

Berisha marshon drejt Kryeministrisë, nis protesta e PD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i shoqëruar nga eksponentë të PD dhe mbështetës të kësaj partie kanë nisur marshimin drejt sheshit para Kryeministrisë, aty ku do t’i bashkohet protestuesve të tjerë demokratë.

Në listën e personave që pritet të mbajnë një fjali në protestën e PD veç Berisha dhe Meta, që pritet t’u drejtohet protestuesve përmes një videomesazhi, do të mbajnë një fjalim edhe Agron Duka, Fatmir Mediu dhe 2 përfaqësues të FRD.

Autoritetet kanë marrë masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e protestës. Forca të shumta policore janë vendosur përreth Kryeministrisë, por edhe në institucione të tjera kyçe si Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës dhe Kuvendi i Shqipërisë, të cilat në të kaluarën kanë qenë objektiva të protestave të dhunshme.


Raportohet se efektivët e policisë janë të pajisur me maska kundër-gaz, për t’u përgatitur ndaj çdo skenari të mundshëm./Euronews Albania