VLEN, përmes një komunikate e kanë quajtur BDI-në si parti anti-evropiane dhe anti-amerikane dhe e shpallur parti nongrata me vulë amerikane.
VLEN tha se, BDI është e zhytur në afera korruptive dhe nuk ka kredibilitet që të flasë për interesa kombëtare.
Reagimi i plotë:
“Ëndërrat e mbrëmjes nuk mund të pasqyrohen si realitet i mëngjesit. BDI tani si partia më anti-evropiane dhe anti-amerikane, partnere e Levicës si në opozitë, Kuvend, Komuna, e në çdo vënd nuk mund të na shesin këtë mjegull. BDI është shpallur me vulë amerikane parti nongrata. Tani gjitha informimet që dërgohen në ambasada bëhen vetëm për shkak të komunikimit digjital sepse në të kundërtën kjo parti e padëshiruar aq që mund t’i afrohet rrethojave të amabsadave të huaja në vend, që burojnë nga shtetet mike aleate të vendit tonë. BDI, me Artan Grubin, Ramiz Merkon dhe një varg figurash të diskredituara, nuk ka kredibilitet të flasë për interesat kombëtare.
Një parti e zhytur në afera korruptive dhe me përfaqësues të futur në listat e zeza amerikane nuk mund të pretendojë se informon faktorin ndërkombëtar. Ata mund të raportojnë në Kremlin, por jo te SHBA-të dhe partnerët tanë strategjikë, të cilët janë të vetëdijshëm për abuzimet dhe keqqeverisjen e BDI-së.
Qasje totalisht e dështuar qysh në fillim. Nuk mund të amnistohen për të bëmat e tyre duke shpërfaqur ankesa për partitë në pushtet. Fundja, roli i opozitës në shtetet demokratike është ky ata kritikojnë që pushteti të korrigjohet. Por, ky rregull vlen kur flasim për parti politike me plotkuptimin e fjalës, e jo për BDI-në që është një klub i stërvjetruar e që kanë shërbyer në interes të pasurimit të familjeve të tyre, nipërve e mesave u kanë sigurar jetë luksoze teksa populli përballej me padrejtësi dhe varfëri ekstreme.
BDI ka përfunduar në një kastër të kontaminuar me njerëzit që ka në krye që kanë zhvatur secilën pozitë e secilin institucion. Fatkeqësia më e madhe është sot se BDI deri dje ishte sy mbullur e memec teksa shqiptqarët kërkonin drejtësi për rastet e montuara, shqiptarët kërkonin punësime, shqiptarët kërkonin të përfaqësoheshin dinjetshëm. Këtë nuk e bëri BDI prandaj edhe sot është në opozitë.
Ne jemi në pushtet për të mos bërë gabimet e njëjta, dhe për të bërë maksimumin e mundshëm për shqiptarët. Sepse, ky popull meriton më shumë e më mirë, këtë mund ta ofrojë vetëm koalicioni më i madh shqiptarë VLEN”, thonë nga VLEN.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës
LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti