LAJMI I FUNDIT:

Donika Gërvalla voton në Gjermani

Donika Gërvalla voton në Gjermani

Procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Kosovës po vazhdon në ambasadat e vendeve të ndryshme të botës.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, njëherazi kandidate për deputete, ka njoftuar se ka votuar në Gjermani, transmeton Telegrafi.

“Unë votova. Ashtu si edhe mijëra e mijëra mërgimtarë në të gjithë botën. Me zemër plot e me mendjen te ju. Votova për çdo hap që keni bërë larg atdheut, për çdo sakrificë që keni duruar, për çdo ëndërr që nuk e latë të shuhet. Votova për Kosovën që e mbani në shpirt, për Kosovën që e doni pa kushte, për Kosovën që e duam më të drejtë, më të fortë, më të denjë”, ka shkruar ajo.


Tutje, ajo ka pohuar se “Kjo votë është për ju. Për mallin që e keni bërë forcë, për fjalën shqip që nuk e latë të heshtë, për rrënjët që nuk i harruat kurrë”.

“Kosova ju ka borxh shumë. E sot, unë dhashë votën time me bindjen se ky borxh duhet të njihet, të nderohet dhe të kthehet në vepra. Me zemër e mendje, gjithmonë me ju.  Unë votova. A votove ti?”, ka shtuar Gërvalla. /Telegrafi/