LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni për Familjen mban tubimin përmbyllës në Prishtinë

Koalicioni për Familjen mban tubimin përmbyllës në Prishtinë

Koalicioni për Familjen ka mbajtur tubimin përmbyllës në Prishtinë, ku zyrtarë të koalicionit premtuan angazhimin për ruajtjen e vlerave të familjes tradicionale. Ata theksuan rëndësinë e familjes për zhvillimin e shoqërisë dhe të ardhmen e vendit.

Zyrtarë të koalicionit janë zotuar për angazhim dhe përkushtim të ruajtjes së vlerave të familjes tradicionale. Ata e kanë quajtur tubimin si falënderues, në formë të mirënjohjes së angazhimit të të gjithëve.

“Familja është garancë e shoqërisë, pa të s’mund të kemi të ardhme, shëndetësi, zhvillim ekonomik, as arsim e kulturë. Nuk mund të ketë vazhdimësi, pa familje nuk mund të ekzistojë as vendi, kombi e as njerëzimi. Andaj në këtë rrugëtim politik i cili buron nga ju, ky është fillimi, e që ky rrugëtim do të jetojë gjatë për aq sa jetojnë familjet shqiptare”, ka thënë prijësi i kësaj liste, Eman Rrahmani.


Ata kanë premtuar se do të punojnë për të jetësuar programin me 7 prioritete në fusha që prekin përditshmërinë e qytetarëve përfshirë ligjin për pensionet, ligjin për veteranët, dhe nevojën për zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm.