LAJMI I FUNDIT:

Hulumtim i QMBN-së: Ligjet më të rrepta dhe standardi më i mirë mund ta përmirësojnë sigurinë në vend

Hulumtim i QMBN-së: Ligjet më të rrepta dhe standardi më i mirë mund ta përmirësojnë sigurinë në vend

Shumica e qytetarëve (59,8 %) konsiderojnë se siguria në vend është shumë apo kryesisht e rrezikuar, tregon hulumtimi i Qendrës së Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) për perceptimin e qytetarëve për sigurinë – personale dhe në përgjithësi në shtet.

Siç informoi Qendra, hulumtimi është përpiluar nga dy pjesë, në pjesën e parë janë përpunuar çështjet lidhur me rrezikimin e sigurisë, faktorët të cilët ndikojnë në të, sferat në të cilat duhet të investohet si dhe për sigurinë e grave dhe burrave.

“Hulumtimi tregoi se shumica e qytetarëve (59,8%) konsiderojnë se siguria në vend është shumë apo kryesisht e rrezikuar. Mes tyre, më të shumta janë gratë. Shqetësimi bie me rritjen e shkallës së arsimit, prej 67,0% tek ata me shkollë të papërfunduar fillore deri 47,2% tek të anketuarit me shkollim të lartë të përfunduar”, kumtoi QMBN.


Të pyetur, me cilat aktivitete mund të tejkalohet rrezikimi i sigurisë, 64,0% e të anketuarve tërësisht janë dakorduar me deklaratën “ligje më të rrepta dhe disiplinë më e madhe mes qytetarëve”.

“Një shumicë e madhe prej 91,7% janë të mendimit (plotësisht apo pjesërisht) se kjo mund të bëhet me ngritjen e standardit të qytetarëve që i jep dimension ekonomik sigurisë. Dy sferat në të cilat duhet më së shumti të investohet në mënyrë që të ulet rrezikimi i sigurisë janë përforcimi i institucioneve (21,8%), investimi në njerëzit të cilët janë pjesë e sistemit të sigurisë përmes rritjes së rrogave dhe furnizmit të pajisjeve (19,4%). Papunësia dhe varfëria (57,9%), dukuria e terrorizmit lokal dhe kryengritja e armatosur (502,0%) dhe tensionet ndëretnike (51,3%) janë faktorët të cilët mund të ndikojnë në siguri”, tregojnë gjetjet nga hulumtimi i Q;BN-së.

Nga atje kumtojnë se është i madh dakordimi (plotësisht apo pjesërisht) edhe tek mbështetja për faktorët siç është niveli i demokracisë, detyrimi i vendit dhe rritja e polarizimit politik.

“Korrupsioni, krimi i organizuar, shpërngulja jashtë vendit he detyrimi financiar i bën shumë të shqetësuar shumicën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Pothuajse gjysma e qytetarëve janë mjaft të shqetësuar për shkak të keqpërdorimit të drogave, ndërsa rreth një e treta për shkak të “murtajës së bardhë” përkatësisht shpopullimit”, tregon hulumtimi.

Nuk pati përgjigje afirmative shumicë në pyetjen për sigurinë e grave në martesë, në punë apo në rrugë. Më së shumti përgjigje konfirmuese pati për sigurinë e grave në martesë, më pas në punë dhe në fund – në rrugë.

“Për dallim nga pyetja për sigurinë e grave, kur është në pyetje siguria e burrave, të gjitha përgjigjet afirmative janë shumicë. Numri më i madh (64,2%) konsiderojnë se burrat janë të sigurt në martesë. Kjo përqindje ulet tek siguria në punë, 59,7% dhe akoma më shumë tek siguria në rrugë (54,4%)”, informojnë nga QMBN.

Paralajmëron se pjesa e dytë e hulumtimit do të publikohet gjatë javës së ardhshme.

Anketën për QMBN e zbatoi M-Prospekt. Të dhënat janë mbledhur me anketë telefonike të zbatuar në mostër nacionale reprezentative prej 1000 të anketuarve.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Lajme
Stacioni “Qendra” i policisë mbeti pa rrymë, dyshohet që është djegur transformatori

Stacioni “Qendra” i policisë mbeti pa rrymë, dyshohet që është djegur transformatori

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
Kalo në kategori