LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit vetëm tani po e kuptojnë pse teshtijmë tre herë

Njerëzit vetëm tani po e kuptojnë pse teshtijmë tre herë

Në shumicën e rasteve njerëzit teshtijnë jo një dhe dy, por tri herë brenda pak sekondave. Në raste të rralla mund të ndodh edhe më shumë.

Këto teshtima të shumta mund të duken të tepërta, por ato në fakt po i ndihmojnë njerëzit të pastrojnë irrituesit nga rrugët e tyre të frymëmarrjes, pohon Jordan S. Josephson, një specialist i sinuseve në spitalin Lenox Hill në qytetin e New Yorkut.

“Në mënyrë tipike, ju teshtini për shkak të grimcave të jashtme që futen në hundë”, pohon Josephson për Live Science.


“Tështima është mënyra për t’i nxjerrë ato jashtë”.

Por pse teshtimë tre herë?

Për njerëzit që teshtinë tre herë radhazi, “një teshtitje ndoshta i liron ato, teshtitja e dytë i çon ato në pjesën e përparme të hundës dhe teshtitja e tretë i nxjerrë ato jashtë”, deklaroi eksperti.

Ka një sërë irrituesish që mund të shkaktojnë teshtitje. Infeksionet e frymëmarrjes virale, të tilla si ftohja e zakonshme, mund të shqetësojnë mukozën e hundës. Po ashtu edhe ajri i ftohtë; alergjenet, si poleni dhe zbokthi i kafshëve shtëpiake; irritues fizikë, duke përfshirë tymin dhe ndotjen; dhe grimcat mjedisore, të tilla si pluhuri, myku. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Fruktoza e tepërt, rrezik për shëndetin e zemrës

Fruktoza e tepërt, rrezik për shëndetin e zemrës

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori