LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë në QKUK fillon Skriningu Neonatal Metabolik, ku zbulohen sëmundjet e rënda metabolike dhe gjenetike tek të porsalindurit

Për herë të parë në QKUK fillon Skriningu Neonatal Metabolik, ku zbulohen sëmundjet e rënda metabolike dhe gjenetike tek të porsalindurit

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se për herë të parë në Kosovë, po fillon me Skriningun Neonatal Metabolik, një program jetik që mundëson zbulimin e hershëm të sëmundjeve të rënda metabolike dhe gjenetike tek të porsalindurit.

Në njoftimin e bërë për media, thuhet se ky është një hap i madh përpara në kujdesin shëndetësor për foshnjat tona dhe një arritje e rëndësishme për sistemin shëndetësor në vend.

“Ky thjeshtë kryhet brenda 24 deri në 48 orë as lindjes dhe ndihmon në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve që mund të mos shfaqin simptoma menjëherë, por që mund të kenë pasoja të rënda për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës”, theksohet në njoftim.


Tutje, theksojnë se “Përmes këtij Shërbimi mundësojmë zbulimi të hershëm të sëmundjeve si; hipotiroidizmi kongjenital, fenilketonuria, fibroza cistike, galaktozemia dhe atrofia muskulare spinale (SMA)”.

“Poashtu, arrihet parandalimi i komplikimeve serioze, si paaftësia mendore dhe fizike, përmirësimi i cilësisë së jetës për fëmijët dhe familjet e tyre, si dhe siguri për prindërit, duke mundësuar trajtim të hershëm dhe efektiv. Për të siguruar zbatimin me sukses të këtij programi, kemi filluar trajnimin e stafit shëndetësor në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK dhe në spitalet rajonale, për kryerjen e testimeve dhe menaxhimin e rasteve të identifikuara”, vijon komunikata./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s'ka më përkëdhelje nga ShBA-ja

Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s'ka më përkëdhelje nga ShBA-ja

Lajme
Kalo në kategori