Shumë objekte të vjetra dhe të braktisura në Prishtinë paraqesin rrezik të madh për qytetarët. Strukturat e dëmtuara, muret e plasaritura dhe kulmet e rrënuara mbeten të ekspozuara ndaj kushteve atmosferike dhe degradimit të kohës. Ndërkohë që qyteti vazhdon të zgjerohet, këto ndërtesa të lëna pas dore qëndrojnë si rreziqe të mundshme për kalimtarët dhe banorët përreth.
Shumë objekte të vjetra dhe të braktisura në Prishtinë paraqesin rrezik të madh për qytetarët. Strukturat e dëmtuara, muret e plasaritura dhe kulmet e rrënuara mbeten të ekspozuara ndaj kushteve atmosferike dhe degradimit të kohës. Ndërkohë që qyteti vazhdon të zgjerohet, këto ndërtesa të lëna pas dore qëndrojnë si rreziqe të mundshme për kalimtarët dhe banorët përreth.
Ngjarja tragjike që ndodhi së fundmi në Jabllanicë të Gjakovës, ku tre të mitur humbën jetën si pasojë e shembjes së një shtëpie të vjetër të pabanueshme, ka ngritur shqetësime të mëdha edhe për situatën në Prishtinë. Institucionet janë përballur me kërkesa për të vepruar më shpejtë dhe për të shmangur rreziqe të ngjashme. Komuna e Prishtinës veçse ka filluar pranimin e kërkesave për rrethimin e disa objekteve.
Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, tha se komuna është në dijeni të këtij problemi dhe ka ndërmarrë veprime për të identifikuar objektet që paraqesin rrezik. Sipas tij në Prishtinë janë 61 objekte të tilla.
“Në dy vitet e fundit kemi bërë evidentime dhe u bëjmë rregullisht të gjitha objekteve që janë me rrezikshmëri të lartë. Raportin e fundit e kemi publikuar në dhjetor të vitit të kaluar ku janë evidentuar në baza të rregullta këto objekte. Në këtë raportin e fundit janë 61 shtëpi, 11 mure dhe një lokal që paraqesin problem permanent dhe paraqesin rrezikshmëri. Çështje tjetër që duhet të theksohet është që problematika qëndron se i kemi tri kategori të objekteve që janë në kryeqytet. Kategoria e parë janë objektet private të cilat janë me pronar dhe pa pronar dhe ndoshta edhe nuk gjendet pronari. Kategoria e dytë janë objektet që janë nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe kategoria e tretë objektet që janë në pronësi të AKP-së (Agjencia Kosovare e Privatizimit)”, ka deklaruar Fushtica.
Në disa raste, sipas Fushticës ndërhyrja është e ndërlikuar për shkak të statusit ligjor të objekteve. Prona private sipas tij mbetet një çështje e ndjeshme, pasi ligjërisht komuna nuk mund të ndërmarrë masa të menjëhershme pa kaluar nëpër procedura të caktuara.
Në rast se pronarët nuk pranojnë që komuna të ndërhyjë, Fushtica ka bërë me dije se në rast të ndonjë fatkeqësie Komuna e Prishtinës nuk do të jetë përgjegjëse por vet pronari.
“Nëse kërkohet nga pronari mund të intervenojmë si në eliminimin e rrezikut po ashtu edhe në rrëzimin e tyre, por pa pëlqimin dhe pa kërkesën e pronarit nuk kemi të drejtë të intervenojmë në pronë private…Para disa viteve ka ekzistuar një aksion që është ndërmarrë nga Komuna e Prishtinës dhe për momentin Komuna e Prishtinës është e paditur nga këta pronarë dhe është në proces gjyqësor për dëmshpërblim. Ne bëjmë vlerësimin, bëjmë identifikimin, inspektimin, konstatimin e rrezikut, i dorëzojmë pronarëve dhe kërkojmë nga ata që të intervenojnë që ta eliminojnë rrezikun. Nëse ata nuk kanë mundësi atë herë nëse kërkohet nga ne, ne mund të intervenojmë si me rrethim ose rrëzimin e objektit, përndryshe nëse nuk kem leje nga pronari nuk guxojmë nga aspekti ligjorë të intervenojmë”, tha ai.
Mungesa e një mekanizmi të qartë dhe të shpejtë për zgjidhjen e këtyre rasteve e vështirëson situatën, ndërkohë që rreziku mbetet i pranishëm për qytetarët. Komuna ka bërë thirrje që qytetarët të ndihmojnë në identifikimin e objekteve të rrezikshme duke i raportuar ato te institucionet përgjegjëse.
Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica tregon se pas rastit të së dielës në Jabllanicë, janë lajmëruar disa qytetarë që të inspektohen shtëpitë e tyre të vjetra, që tragjedi të tilla të mos përsëriten më kurrë.
“Qytetarët e Prishtinës janë jashtëzakonisht bashkëpunues. Problemi qëndron tek pronat private në të cilat nuk mund të gjendet pronarët. Një pjesë e tyre janë edhe konteste gjyqësore dhe si të tilla nuk është definuar pronari, por ato që kanë pronar dhe që drejtohen tek ne janë shumë bashkëpunues. Pas rastit të Jabllanicës ne kemi pranuar disa thirrje nga qytetarët dhe për momentin ekipet e drejtorisë janë duke intervenuar dhe duke bërë rrethimin e këtyre hapësirave që janë të rrezikshme për qytetarët. Bashkëpunimi ekziston me ata pronarë që gjenden këtu e kemi edhe nga ata që nuk gjinden këtu… Përveç që këto hapësira paraqesin rrezik të rrënimit, janë edhe vendtubim edhe i të rinjve ku mund të kemi edhe aktivitete kriminale si përdorimin e drogës, prostitucionit por edhe aktivitete tjera”, ka deklaruar Fushtica.
Ndërtesat e vjetra dhe të braktisura në Prishtinë vazhdojnë të qëndrojnë si një kërcënim i hapur për sigurinë e qytetarëve dhe po konsiderohen si një bombë e kurdisur në zemër të kryeqytetit. Institucionet lokale theksojnë rëndësinë e veprimeve të koordinuara dhe të menjëhershme për të shmangur fatkeqësitë./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gerttt-780x439.png)
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi
![U përjashtua nga Big Brother, Jozi flet për herë të parë: Kosovën e përfaqësoj unë më mirë se Gjesti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-2-780x439.jpg)
U përjashtua nga Big Brother, Jozi flet për herë të parë: Kosovën e përfaqësoj unë më mirë se Gjesti
![“Ti nuk ke gjak shqiptari” - Jozi i drejtohet Gjestit në momentin që po dilte nga shtëpia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_43-1-780x439.png)
“Ti nuk ke gjak shqiptari” - Jozi i drejtohet Gjestit në momentin që po dilte nga shtëpia
![Joz Marku përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_38-1-780x439.png)
Joz Marku përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4
![U tha se është homoseksual, flet Jozi: E njoh prej vitesh, e kam si vëllanë tim të vogël](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-37-780x439.jpg)
U tha se është homoseksual, flet Jozi: E njoh prej vitesh, e kam si vëllanë tim të vogël
![Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/06/djegie-e1688020753403-780x439.jpg)
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?