LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Chelsea prezanton Amougoun

Zyrtare: Chelsea prezanton Amougoun

Mathis Amougou ka përfunduar zyrtarisht kalimin te Chelsea nga Saint-Etienne.

Lojtari ka nënshkruar kontratë tetëvjeçare me klubin e Ligës Premier.

Mesfushori i ri u shpreh i emocionuar që iu bashkua një prej klubeve më të mëdha në futbollin botëror.


“Jam shumë i lumtur. Është një nder për mua të nënshkruaj për një klub kaq të madh si Chelsea”.

“Ata besojnë te lojtarët e rinj dhe procesi që ata kanë në vend për të na zhvilluar është fantastik”, ka thënë Amougou. /Telegrafi/