LAJMI I FUNDIT:
Gjilani -3° clearsky_night

IPKO forcon kujdesin shëndetësor me donacionin e 25-të për luftën kundër kancerit

IPKO forcon kujdesin shëndetësor me donacionin e 25-të për luftën kundër kancerit

Në ditën ndërkombëtare kundër kancerit, IPKO riafirmon përkushtimin e saj ndaj shëndetit të qytetarëve duke dhuruar pajisje mjekësore të avancuara për Qendrën për Kujdes Familjar në Komunën e Vushtrrisë.

Këto pajisje do të luajnë një rol kyç në zbulimin e hershëm të kancerit dhe do të ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në nivel lokal.

Në kuadër të 25-vjetorit të IPKO-s, ky donacion për Vushtrrinë shënon kontributin e 25-të të kompanisë në mbështetje të shëndetësisë në komunitetet tona, me një vlerë totale që arrin 300,000 euro.


Pajisjet e dhuruara për QKF Vushtrri përfshijnë:

Dy aparate të lëvizshme ultrasonografie për diagnostikim të hershëm të sëmundjeve, përfshirë kancerin;

Dy frigoriferë të specializuar për ruajtjen e sigurt të medikamenteve dhe vaksinave;

Dy karrige speciale për marrjen e mostrave të gjakut, duke siguruar komoditet dhe efikasitet për pacientët dhe personelin mjekësor;

CEO i IPKO-s, András Pali, theksoi rëndësinë e investimeve të tilla në sektorin e shëndetësisë.

“Angazhimi ynë nuk kufizohet vetëm në ofrimin e shërbimeve të avancuara të telekomunikacionit. Ne besojmë se një shoqëri e shëndetshme është themeli i një të ardhmeje të qëndrueshme, dhe për këtë arsye mbështetja e institucioneve shëndetësore mbetet një nga prioritetet tona”, u shpreh ai.

IPKO dhe përkushtimi ndaj shëndetësisë

IPKO ka një histori të gjatë të mbështetjes së sektorit të shëndetësisë, me fokus të veçantë në luftën kundër kancerit.

Në vitet e fundit, kompania ka dhuruar pajisje të avancuara dhe ka kontribuar në përmirësimin e kushteve të trajtimit të pacientëve, duke përfshirë: Dhurimin e sistemit të avancuar ultrasonografik “Versana Essential Advanced Version” nga General Electric Healthcare për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë në vitin 2024, si dhe në shumë komuna të tjera, duke ndihmuar në parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit, mbështetjen e Klinikës Hemato-Onkologjike të Pediatrisë dhe Klinikës Onkologjike në QKUK për të përmirësuar shërbimet për pacientët me kancer. Dhurimin e një sistemi të sofistikuar ultrazëri për Klinikën e Onkologjisë në vitin 2020, duke ndihmuar në diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin më efikas të pacientëve, si dhe furnizimin me pajisje medicinale në disa komuna të tjera, duke kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore.

Si kompani lider në sektorin e telekomunikacionit në Kosovë, IPKO vazhdon të dëshmojë përkushtimin e saj për një shoqëri më të shëndetshme dhe më të informuar, duke përforcuar përgjegjësinë e saj sociale dhe duke kontribuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Në trend

Më shumë
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Barcelona bëri një gabim të turpshëm në kontratën e Nico Gonzalez, humbën miliona euro

Barcelona bëri një gabim të turpshëm në kontratën e Nico Gonzalez, humbën miliona euro

La Liga
Kurdët me apel historik në drejtim të Erdoganit

Kurdët me apel historik në drejtim të Erdoganit

Turqia
Të paktën 10 të vdekur nga sulmi në Suedi, konfirmon policia

Të paktën 10 të vdekur nga sulmi në Suedi, konfirmon policia

Evropa
Për herë të parë, SHBA me aeroplanë i dërgon migrantët në burgun e Guantanamos

Për herë të parë, SHBA me aeroplanë i dërgon migrantët në burgun e Guantanamos

Amerika
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta - nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania

Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta - nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania

Magazina
Kalo në kategori