Nga: Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Kombinimi i luftës agresive të Rusisë në Ukrainë, paqëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme dhe ndryshimeve më të gjera në ekuilibrat globalë të fuqisë, do të thotë se Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e vet.
Komisioni Evropian vlerëson se në dekadën e ardhshme nevojiten 500 miliardë euro shtesë në investime për mbrojtjen. Kjo nuk është vetëm një domosdoshmëri, por edhe një mundësi për të siguruar autonominë strategjike evropiane, për të cilën kam avokuar prej kohësh. Por, për ta arritur këtë, nevojitet veprimi i përbashkët në dy fronte: së pari, kemi nevojë për një model të qëndrueshëm financimi për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes; dhe, së dyti, duhet të transformojmë industrinë evropiane të mbrojtjes.
Problemi kryesor në financimin e mbrojtjes është se, sipas kornizës së re fiskale të BE-së, çdo rritje e ndjeshme e shpenzimeve ushtarake ka gjasa të shkaktojë procedura për deficit të tepërt (EDP), të cilat synojnë të mbajnë nën kontroll buxhetin e vendeve anëtare. Kjo është e paefektshme dhe potencialisht shumë e kushtueshme.
Por, ekziston një mënyrë e thjeshtë për ta kapërcyer këtë vështirësi: shpenzimet për mbrojtjen duhet të përjashtohen paraprakisht nga objektivat fiskale. Kjo do t’u mundësojë shteteve anëtare të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen, duke ruajtur njëkohësisht besueshmërinë fiskale dhe kushtet e favorshme financiare.
Duke ua dhënë shteteve anëtare këtë hapësirë fiskale, ne do të rrisim kapacitetet tona të mbrojtjes dhe të sigurisë. Por, nuk do të mjaftojë. Kjo për shkak se pas një pike të caktuar, tregjet mund të shtojnë sigurimin e mbrojtjes në të ardhurat e obligacioneve tona sovrane. Përveç rritjes së kostove fiskale, kjo mund të dekurajojë shpenzimet e mbrojtjes dhe të rezultojë në ndarje joproporcionale të barrës midis vendeve anëtare të BE-së.
Mund të ndihmojë përfshirja e sigurisë dhe mbrojtjes në listën e prioriteteve strategjike të Bankës Evropiane të Investimeve. Por, si masë e vetme, do të mbulojë vetëm një pjesë të nevojave tona për investime. Prandaj, duke u mbështetur në përvojën pozitive të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë së BE-së, unë propozoj krijimin e një instrumenti të ri evropian, me të paktën 100 miliardë euro, për të financuar kërkesat tona kolektive për mbrojtjen.
Megjithatë, shpenzimi më i madh për mbrojtjen duhet të shoqërohet me një efikasitet më të lartë. Siç theksojnë raportet e fundit nga Draghi dhe Letta, industria evropiane e mbrojtjes mbetet e fragmentuar, i mungon shkalla e duhur dhe ka nevojë për më shumë konsolidim dhe specializim për të krijuar qendra ekselence.
Zhvillimi i sistemeve komplekse të mbrojtjes së gjeneratës së ardhshme, kërkon investime që tejkalojnë kapacitetin e çdo shteti anëtar. Kjo është arsyeja pse në maj të vitit të kaluar, së bashku me kryeministrin polak Donald Tusk, unë shpalosa një propozim ambicioz për krijimin e një mburoje ajrore evropiane, si një mjet të besueshëm parandalimi ndaj agresorëve të mundshëm.
Njoftimi dhe financimi i një iniciative kaq të madhe evropiane, i ndjekur menjëherë nga projekte të tjera të rëndësishme, do të kishte një ndikim të menjëhershëm në katër fusha.
Së pari, do t’i mundësonte shteteve anëtare dhe BE-së, si një tërësi, të adresonin dobësitë kritike në kapacitetet e tyre të mbrojtjes. Së dyti, do të forconte bazën teknologjike dhe industriale të Evropës. Së treti, do të rriste në mënyrë të dukshme kontributin e Evropës në NATO dhe do të forconte bashkëpunimin transatlantik. Së fundi, dhe ndoshta më e rëndësishmja, do të dërgonte një sinjal të qartë dhe të pashmangshëm se Evropa është e bashkuar dhe e vendosur, një fuqi globale që duhet marrë seriozisht.
Është i mirëpritur fakti që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përfshiu idenë e projekteve kryesore të një Bashkimi Evropian të Mbrojtjes në udhëzimet politike për mandatin e saj të dytë. Po ashtu, kanë rëndësi edhe raportet mbi të ardhmen e mbrojtjes evropiane dhe Strategjia e Bashkimit për Gatishmërinë që do të publikohen së shpejti. Të dyja do të ndihmojnë në vendosjen e bazave për krijimin e një Bashkimi Evropian të Mbrojtjes.
Kjo është e rëndësishme, sepse një nga premisat bazë të autonomisë strategjike evropiane duhet të jetë se integriteti territorial i çdo shteti anëtar është i lidhur pazgjidhshmërisht me atë të të gjithë të tjerëve dhe të BE-së si tërësi. Për këtë arsye, duhet të forcojmë besueshmërinë dhe vlerën operacionale të neneve të mbrojtjes reciproke (42.7 TEU) dhe solidaritetit (222 TFEU) në traktatet e BE-së.
Si një vend anëtar i vijës së parë në BE dhe NATO, dhe një vend që përballet me sfida të veçanta dhe të menjëhershme të sigurisë, veçanërisht në Mesdheun Lindor, Greqia e ka kuptuar prej kohësh rëndësinë kritike të investimeve në mbrojtje. Por, ato sfida të sigurisë nuk janë më vetëm rajonale. Rëndësia gjeopolitike për Evropën nuk ka qenë kurrë më e madhe.
Nëse Bashkimi Evropian dëshiron të mbetet një pol i paqes dhe stabilitetit, duhet të ndërtojë një aftësi të fuqishme parandalimi, të bashkuar dhe të besueshme. Nuk kemi kohë për të humbur. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëdhënësja e Trumpit flet për ngrirjen e fondeve të USAID: Paguajmë për “punësimin e zgjuar” në Serbi dhe operat transgjinore
Marina amerikane teston armën e saj të re laserike që kurrë s’i mbaron fuqia – publikohen imazhet mbresëlënëse
Ancelotti drejt kalimit në Serie A – gjiganti italian ka nisur bisedimet me kampin e tij
Trump kërkon minerale të rralla nga Ukraina në këmbim të ndihmës ushtarake
“Pise femër, nivel i Gjestit” - Përplasje e ashpër mes G Banit dhe Eglit – ndërhyn edhe këngëtari
Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze