LAJMI I FUNDIT:

Vitin e kaluar 1.700 persona nga Maqedonia kanë marrë pasaportë të Bullgarisë

Vitin e kaluar 1.700 persona nga Maqedonia kanë marrë pasaportë të Bullgarisë

Sipas raportit vjetor për veprimtarinë e Komisionit për shtetësi bullgare nën udhëheqjen e nënpresidentës së Bullgarisë, Iliana Jotova, vitin e kaluar nënshtetësinë bullgare e kanë marrë mbi 16 mijë persona. Kjo është katër mijë më shumë se në vitin 2023.

Sipas të dhënave, në vend të parë janë shtetasit nga Ukraina dhe Turqia.

Siç raportojnë mediat bullgare, mbi 2.400 persona nga Ukraina kanë marrë pasaporta bullgare vitin e kaluar. Turqia është në vendin e dytë. Pothuajse 2.200 persona nga fqinji i tyre jugor kanë marrë nënshtetësinë bullgare. Pason Moldavia me mbi 1.800 pasaporta bullgare (1887).


Në vendin e katërt janë shtetasit e Maqedonisë, me gati 1.700 persona që kanë marrë shtetësinë bullgare vitin e kaluar. Më pas renditen Shqipëria (1328), Serbia, Rusia, Izraeli dhe Siria.

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur shumica e pasaportave bullgare lëshoheshin për shtetasit e Maqedonisë, në vitin 2024 dy vendet e para për sa i përket shtetasve të rinj janë Ukraina dhe Turqia, përkatësisht me 2.436 dhe 2.163 persona./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Lajme
Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë

Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori