Në një tubim të mbajtur në Drenas, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi planin gjithëpërfshirës për transformimin e kësaj komune në një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Duke theksuar rëndësinë strategjike të Drenasit, Haradinaj paraqiti projektet konkrete që do të realizohen nën udhëheqjen e Koalicionit për Kosovën Fituese.
“Drenasi meriton më shumë dhe do të marrë më shumë,” u shpreh Haradinaj, duke prezantuar projektin e rrugës katër-korsi Drenas-Skenderaj dhe furnizimin 24-orësh me ujë të pijshëm për të gjithë banorët. Plani parasheh gjithashtu ndërtimin e çerdheve publike dhe një stadiumi të ri, si dhe themelimin e Parkut të dytë të Biznesit në Korroticë.
Në fushën e politikave sociale, lideri i Kosovës Fituese premtoi se asnjë pagë nuk do të jetë nën 1000 euro dhe asnjë pension nën 500 euro. “Do të ulim çmimin e energjisë për 20% dhe do të trefishojmë subvencionet për bujqit,” shtoi ai, duke theksuar se çlirimtarët do të përfitojnë pension pa shkëputje nga puna.
Programi parasheh mbështetje të veçantë për të rinjtë, duke përfshirë bursa për të gjithë studentët dhe grante pa kthim për nisjen e bizneseve. Haradinaj theksoi se anëtarësimi direkt në NATO dhe aleanca e përhershme me ShBA-të dhe BE-në do të jenë shtyllat kryesore të zhvillimit dhe prosperitetit të vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë
Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet