Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka hedhur ditën e sotme akuza të forta kundër opozitës, teksa tha se ka në krye një buf kënete (teksa thumbonte kryedemokratin Sali Berisha).
Komentet Rama i bëri përmes një videoje të postuar në faqen e tij në Facebook, ku i kthente përgjigje komenteve të qytetarëve.
Rama tha se opozita është kthyer në një kënetë bretkosash që vetëm hedhin baltë për Shqipërinë jashtë Shqipërisë, duke ulur sipas tij imazhin e vendit tonë, shkruan A2 CNN.
Ai shtoi se edhe partitë e reja opozitare nuk kanë asgjë të re për të ofruar, pasi sipas tij, edhe ato kopjojnë Sali Berishën dhe janë vegla të tij.
“Çfarë meriton opozita e dashur Flora. Opozita që merret me librin e shtëpisë time. Nuk ma ha mendja që juve e dashur Flora ju libri i shtëpisë sime ju duket një program i mirë për ekonominë, punësimin, bujqësinë, arsimin, shendetësinë e me radhë. Kjo kënetë në sytë e të huajve është një turp.
Unë s’jam marrë thuajse hiç me opozitën, i kam lënë të merren me librin e shtëpisë sime. Pasi kanë hedhur vetëm baltë brenda dhe jashtë Shqipërisë për Shqipërinë nga këneta e tyre dhe kanë bërë çmos që ta pengojnë këtë vend, tani duan edhe votë. Prandaj do merrem pak edhe me ta, apo jo. Por me shqipen e mësuesve të mi, të Nolit, të Konicës, Fishtës dhe asnjëherë kurrë me baltë e shpifje.
Kurrë me librin e shtëpisë dhe me familjet e tyre, kurrë në nivelin e asaj kënete. Më vjen keq ku një buf stërplak e ka kthyer opozitën në një kor zhabash e bretkosash kua kua kua ditë e natë. I rrokanisën shqiptarët ditë e natë. Për dreq ajo kënetë ka krijuar edhe disa pellgje të reja të opozitës, që nuk kanë asgjë të re përveç moshës së pronarëve të tyre, ku të gjithë imitojnë bufin stërplak. Vota për ta është e çuar krejtësisht dëm dhe nuk sjell asnjë ndryshim”, tha Rama, shkruan A2 CNN.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trendafilov: Shporta zyrtare konsumatore është tentim për minimizimin e rolit të sindikatave dhe mosrritjen e pagave
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Qarkullimi pas bojkotit të marketeve, qytetarët kanë blerë për 11.2% më shumë sesa të shtunën paraprake
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Moti për pesë ditët e ardhshme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet