LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur keqardhjen e thellë për humbjen tragjike të jetëve të tre fëmijëve, si pasojë e shembjes së një shtëpie të vjetër e të braktisur në Jabllanicë të Gjakovës.

Qelaj ka bërë thirrje për hetime të menjëhershme dhe masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“I bëjmë thirrje autoriteteve të hetojnë me urgjencë shkaqet e kësaj fatkeqësie dhe të marrin masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit,” ka deklaruar ai.


Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Lexo po ashtu Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e parandalimit të ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

“Është e domosdoshme që të punohet në parandalimin e tragjedive të tilla, që të mos përsëriten. Siguria e qytetarëve, dhe sidomos e fëmijëve, duhet të jetë prioritet absolut,” ka shtuar Avokati i Popullit.

Në fund, ai ka shprehur solidaritetin e tij me familjet e viktimave, duke thënë: “Në këtë moment dhimbjeje, solidarizohemi me familjet e viktimave dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”. /Telegrafi/