LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin

Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është nisur drejt SHBA-së për të diskutuar “fitoren mbi Hamasin”, Iranin dhe zgjerimin e marrëdhënieve diplomatike me vendet arabe në takimin e tij me presidentin Donald Trump.

Takimi i së martës në Shtëpinë e Bardhë do të jetë i pari i Trumpit me një udhëheqës të huaj që nga kthimi në detyrë.

Bëhet e ditur se ai vjen ndërsa ndërmjetësit amerikanë dhe arabë fillojnë punën për ndërmjetësimin e fazës tjetër të një marrëveshjeje për të mbyllur luftën në Rripin e Gazës dhe për lirimin e dhjetëra pengjeve të mbajtura nga militantët.


Hamasi, i cili ka rikthyer shpejt kontrollin e tij mbi Gazën që prej arritjes së armëpushimit muajin e kaluar, ka thënë se nuk do të lirojë pengjet e planifikuar për t’u liruar në fazën e dytë pa përfundimin e luftës dhe tërheqjen e plotë të forcave izraelite.

Ndërsa Netanyahu, i cili është nën presion në rritje nga partnerët qeverisës të ekstremit të djathtë për të rifilluar luftën pas përfundimit të fazës së parë në fillim të marsit, ka deklaruar se Izraeli është ende i përkushtuar për fitoren mbi Hamasin dhe kthimin e të gjitha pengjeve të kapura.

Por, është e paqartë se ku qëndron Trump në gjithë këtë, shkruan AP, përcjell Telegrafi.

Ai ka qenë një mbështetës i vendosur i Izraelit, por gjithashtu është zotuar t’i japë fund luftërave në Lindjen e Mesme dhe ka marrë meritat për ndërmjetësimin e marrëveshjes së armëpushimit.

Raportohet se marrëveshja ka ndalur luftimet dhe ka çuar në lirimin e 18 pengjeve që ishin mbajtur për më shumë se 15 muaj, si dhe qindra palestinezëve të burgosur nga Izraeli.

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?
Lexo po ashtu Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Netanyahu përqafon thirrjen e Trumpit për ‘paqe përmes forcës’

Në një deklaratë të lëshuar përpara nisjes drejt SHBA-së, Netanyahu njoftoi se ata do të diskutojnë “fitoren mbi Hamasin, arritjen e lirimit të të gjitha pengjeve  dhe trajtimin e boshtit të terrorit iranian”,  duke iu referuar aleancës së Iranit dhe grupeve militante në të gjithë rajonin, përfshirë Hamasin.

Ai tha se duke punuar së bashku, ata mund të “forcojnë sigurinë, të zgjerojnë rrethin e paqes dhe të arrijnë një epokë të jashtëzakonshme paqeje përmes forcës”.

Donald Trump fton Benjamin Netanyahun të jetë lideri i parë i huaj që viziton Shtëpinë e Bardhë
Lexo po ashtu Donald Trump fton Benjamin Netanyahun të jetë lideri i parë i huaj që viziton Shtëpinë e Bardhë

Aspiratat për një marrëveshje më të madhe

Ndryshe, i dërguari i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, iu bashkua negociatave njëvjeçare të armëpushimit në javët e fundit të tyre muajin e kaluar dhe ndihmoi në shtyrjen e marrëveshjes.

Ai u takua me Netanyahun në Izrael javën e kaluar dhe të dy pritej të fillonin zyrtarisht bisedimet për fazën e dytë në Uashington të hënën.

Trump, i cili ndërmjetësoi marrëveshjet e normalizimit midis Izraelit dhe katër vendeve arabe në mandatin e tij të parë, besohet se po kërkon një marrëveshje më të gjerë dhe potencialisht historike në të cilën Izraeli do të krijonte lidhje me Arabinë Saudite.

Por mbretëria, e cila i rezistoi thirrjeve të ngjashme nga administrata Biden, ka thënë se do të pajtohej me një marrëveshje të tillë vetëm nëse lufta përfundon dhe ekziston një rrugë e besueshme për një shtet palestinez në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor, territore të pushtuara nga Izraeli. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Evropa
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Dogji Kuranin dhe gjithçka transmetoi direkt në rrjetet sociale, policia në Mançester arreston burrin

Dogji Kuranin dhe gjithçka transmetoi direkt në rrjetet sociale, policia në Mançester arreston burrin

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Komandanti i ushtrisë ukrainase thotë se vetëm në janar neutralizuan 15 mijë trupa ruse – publikon pamjet nga betejat e ashpra

Komandanti i ushtrisë ukrainase thotë se vetëm në janar neutralizuan 15 mijë trupa ruse – publikon pamjet nga betejat e ashpra

Evropa
Kalo në kategori