LAJMI I FUNDIT:

Ditë zie për Kim Kardashian, shoqja e saj e ngushtë e fëmijërisë ndahet nga jeta pas një beteje shëndetësore

Ditë zie për Kim Kardashian, shoqja e saj e ngushtë e fëmijërisë ndahet nga jeta pas një beteje shëndetësore

Shoqja e fëmijërisë së Kim Kardashian ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

DailyMail ka mësuar se shoqja e yllit të televizionit, Lindsay May, ka ndërruar jetë pas një beteje me kancerin.

“Ka qenë shumë e vështirë për Kim, sepse ajo e njihte Lindsay që kur ishte fëmijë, duke u rritur në Beverly Hills”, tha një burim i afërt.


“Ato janë ende në të dyzetat, jo në të nëntëdhjetat, prandaj është e vështirë për t’u përballuar. Kim ka gjetur ngushëllim tek rrethi i saj i ngushtë i shoqeve, të cilat i quan ‘lifers’, si dhe tek motrat e saj që e njihnin Lindsay-n”.

Kjo mund të jetë arsyeja pse Kim u pa të mërkurën në një udhëtim në Meksikë me dy nga shoqet e saj, Alison Slatter dhe Simone Harouche. Mendohet se ato mund të kenë udhëtuar për të nderuar kujtimin e Lindsay May.

Lindsay May ishte bashkëthemeluese e ‘Mayflower Entertainment’, një agjenci konsulence që lidh markat me partnerë nga bota e argëtimit dhe kulturës pop për të maksimizuar ndikimin e reklamimit. Ajo kishte ndërmjetësuar marrëveshje për marka të njohura, si “Gucci”.

Më 5 janar, Simone Harouche publikoi një fotografi të Lindsay në Instagram dhe komentoi për humbjen e saj të madhe.

Kim Kardashian u shpreh në seksionin e komenteve: “E ndjeva këtë thellë në shpirt. Të dua shumë”.

Ndërsa motra e saj, Kourtney Kardashian, shtoi: “Kjo më bëri të qaj. Të dua”.

Simone shkroi: “Dy muajt e fundit kanë qenë si një mjegull. Ja çfarë më ka mbetur nga kjo periudhë… Bota ime u ndal më 2 nëntor. Ti more një pjesë të shpirtit tim me vete, por falë Zotit unë mora një pjesë tënden. Një perëndim dielli mori një kuptim krejtësisht të ri. U ktheva pas në kohë dhe vitet ’90 ishin vërtet të mrekullueshme”.

“Bëra disa udhëtime të bukura. Kalova shumë kohë me familjen. Mësova se çfarë do të thotë të kesh mbështetjen e komunitetit. Mora një pushim të gjatë nga Instagrami. Festova ditëlindje, festa, miqësi dhe një vit të ri”.

“U ndjeva e humbur shumicën e kohës, por edhe jashtëzakonisht mirënjohëse për çdo sekondë të kësaj jete. Ti do të jesh gjithmonë me mua. Të ndjej gjithmonë. Me dashuri, BeFri”.

Kim shpesh ka publikuar fotografi me rrethin e saj të ngushtë të shoqeve të fëmijërisë.

Në vitin 2023, ajo postoi imazhe nga e kaluara me grupin e saj të ngushtë të shoqeve, me të cilat kishte ndjekur shkollën në ‘Bel Air’. Ajo gjithashtu publikoi fotografi me to në vitet e fundit, duke treguar se miqësia e tyre ka mbetur e fortë.

Grupi i saj përfshin: Allison Statter, Simone Harouche, Zoe Winkler Reinis, Lindsay May (e ndjera), Sarah Meyer Michaelson dhe Ashley Kraines.

Në një postim, Kim shkroi: “Lifers Appreciation Post. Jeta është më e bukur kur ke ‘lifers’! Allison, Simone, Zoe, Lindsay, Sarah, Ashley”.

Miqësia për Kim Kardashian është një vlerë e madhe, dhe humbja e Lindsay May ka qenë një goditje e rëndë për të dhe rrethin e saj të afërt. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
“Ajo të vjen afër dhe ti qëndron” Krisa debaton me Tirin, shkak Livia

“Ajo të vjen afër dhe ti qëndron” Krisa debaton me Tirin, shkak Livia

Magazina
Pas dy vitesh lidhje, Enca ndahet nga i dashuri afrikan?

Pas dy vitesh lidhje, Enca ndahet nga i dashuri afrikan?

Magazina
Justin Bieber shfaqet i lodhur mes shqetësimeve për shëndetin dhe martesën

Justin Bieber shfaqet i lodhur mes shqetësimeve për shëndetin dhe martesën

Magazina
Nga sallat e Universitetit ku studioi e deri te skenat ku ai interpretoi: Një dedikim për Bekim Fehmiun, pionierin shqiptar të teatrit dhe filmit ndërkombëtar

Nga sallat e Universitetit ku studioi e deri te skenat ku ai interpretoi: Një dedikim për Bekim Fehmiun, pionierin shqiptar të teatrit dhe filmit ndërkombëtar

Magazina
Kalo në kategori