Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, përmes të cilit Trim Vokshi ishte liruar nga akuza për grabitje në tentativë në institucionin financiar “Ria Capital”.
“Refuzohet si e pabazuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Krimeve të Rënda, kurse aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda, vërtetohet”, thuhet në vendimin e Apelit.
Sipas vendimit të Apelit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, kundër aktgjykimit të Themelores të marrë më 26 prill 2024, ankesë kishte paraqitur Prokuroria Themelore në Gjakovë , për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, duke propozuar që çështja të kthehet në rigjykim.
Përgjigje në ankesë të Prokurorisë ka paraqitur mbrojtësi i të akuzuarit Vokshi, avokati Arbër Guta, duke kërkuar që ankesa të refuzohet ndërsa vendimi i Themelores të vërtetohet.
Kurse, Prokuroria e Apelit përmes parashtresës ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që ankesa e Prokurorisë Themelore të aprovohet dhe çështja të kthehet në rigjykim, ndërsa përgjigja e avokatit Guta të refuzohet si e pabazuar.
Sipas vendimit të Apelit, kolegji i kësaj gjykate ka vlerësuar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë sipas ankesës së Prokurorisë, se shkalla e parë nuk përfshihet me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale.
Sipas vendimit të Apelit, shkalla e parë ka analizuar të gjitha provat e proceduara gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe lidhur me to ka dhënë konkludime të drejta, objektive dhe të ligjshme, e që shkalla e dytë i ka aprovuar.
Sipas Apelit, se Vokshi nuk është kryerës i veprës penale për çka është akuzuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, e vërtetojnë edhe deklaratat e dëshmitarëve P.H., R.E., A.S., A.H., U.T., si dhe A.I, e po ashtu edhe pas vlerësimit të deklaratave të ekspertëve, sikur është eksperti Sedat Krasniqi, i cili ka deklaruar se personi i cili shihet në kamerë nuk është Vokshi.
Apeli gjithashtu ka sqaruar se gjykata e shkallës së parë, pasi që ka vlerësuar këtë çështje penale e cila edhe është kthyer në rigjykim, ka pasur parasysh të gjitha çështjet e ngritura, dhe në mënyrë të qartë dhe të drejtë i ka vlerësuar një nga një, pasi që nuk ka mundur që të vërtetoj kryerjen e veprës penale nga ana e të akuzuarit, të njëjtin e ka liruar nga akuza.
Ndryshe, i akuzuari Vokshi, në korrik të vitit 2020, ishte shpallur fajtor dhe dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim dhe 600 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Gjakovë. Këtë aktgjykim e kishin vërtetuar edhe Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme.
Mirëpo, mbrojtësi i Vokshit, avokati Arbër Guta kishte kërkuar rishikim të procedurës penale të përfunduar me aktgjykim të formës së prerë, me arsyetimin se kishin siguruar prova të reja që dëshmojnë se nuk është Trim Vokshi, personi që kishte tentuar ta grabiste “Ria Capital-in”.
E, një nga provat me të cilat pretendojnë ta vërtetojnë pafajësinë e Vokshit, është një tatuazh që ka në dorë Vokshi, e të cilën nuk shihet në video-incizime ta ketë personi që tenton ta grabisë institucionin financiar të lartcekur.
Lidhur me këtë kërkesë, Gjykata e Gjakovës fillimisht e kishte refuzuar të njëjtën, mirëpo gjykata e shkallës së dytë e kishte kthyer në rivendosje vendimin e gjykatës së shkallës së parë.
Përsëri, edhe herën e dytë gjykata e kishte refuzuar kërkesën për rishikim të procedurës penale. E kësaj here, këtë vendim të shkallës së parë e kishte vërtetuar edhe shkalla e dytë.
Por, Gjykata Supreme, e kishte kthyer përsëri në rivendosje aktvendimin për refuzim të kërkesës. E herën e tretë, Gjykata në Gjakovë ka vendosur që ta aprovojë kërkesën për rishikim të procedurës penale në këtë rast dhe kështu e ka ndalur ekzekutimin e dënimit me burgim ndaj Vokshit dhe ndaj të njëjtit do të zhvillohet një shqyrtim i ri gjyqësor.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Trim Vokshi, po akuzohet se me qëllim të grabitjes dhe të përvetësimit të pasurisë së luajtshme të kundërligjshme, me kanosje serioze me mjet të përshtatshëm për të sulmuar jetën dhe trupin, me armë në dorë më 26 prill 2019, rreth orës 14:59, ka hyrë në filialin e “Ria Capital”, në Gjakovë.
Në aktakuzë thuhet se në bashkëkryerje me Sinan Kamerin, pasi që i kanë ndarë rolet mes vete, i pandehuri Vokshi i maskuar me pistoletë në dorë hyn në filialin e “Ria Capital”, ndërsa Sinan Kameri bën roje, duke i përcjellë lëvizjet e qytetarëve dhe me këtë rast pasi që hynë në lokal i gjen të dëmtuarit, A.S, P.H. dhe R.M, i cili u drejtohet me fjalët dy-tri herë duke iu thënë “qitni lekët”, me çka të njëjtit janë përgjigjur se nuk kanë para dhe pas alarmimit, i njëjti ikë me armë në dorë, duke u larguar në drejtim të panjohur.
Për këtë, sipas aktakuzës, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Grabitja e mbetur në tentativë”, nga neni 317, paragrafi 3 lidhur me nenin 28 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Që një javë po digjet deponia e Prilepit, autoritetet dyshojnë për faktor njerëzor
LDK me tubim të madh në Viti, Lumbardh Salihu: Sot më keni bërë shumë krenarë
Bedri Hamza “dridh” Vushtrrinë: Gjeneratë pas gjenerate, njerëzit punëtorë e kanë ndërtuar Vushtrrinë dhe Kosovën
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
Osmani ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e ish-presidentit Kohler
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve