Prej shumë vitesh, Enca Haxhia ishte një nga artistet më të përfolura të showbiz-it shqiptar, por edhe një nga më të rezervuarat kur vinte puna te jeta private. Gjithçka ndryshoi dy vite më parë, kur ajo publikoi fotot e para me të dashurin e saj, masazhatorin afrikan Mickey Neblett.
Pasi çifti e bëri publike lidhjen e tyre, Mickey mori menjëherë vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale, duke u bërë kryefjala e shumë diskutimeve. Nuk munguan as paragjykimet për partnerin e saj afrikan, por Enca, e njohur për qëndrimet e saj pa komplekse, reagoi disa herë duke mbrojtur lidhjen e tyre dhe duke sfiduar stereotipet.
Së fundmi, ndjekësit vunë re një ndryshim të madh në profilin e Encës. Të gjitha fotot me Mickey janë fshirë nga Instagrami i saj, ndërsa edhe ai ka zhdukur çdo gjurmë të artistes shqiptare. Madje, dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjete sociale, duke lënë të kuptohet se historia e tyre ka përfunduar përfundimisht.
Kjo e bën të qartë se ndarja mes tyre nuk ka qenë e lehtë, pasi kanë vendosur të shkëpusin çdo lidhje. Nga ana tjetër, Enca është rikthyer te publikimi i fotove “hot”, ndërsa Mickey ka vazhduar të ndjekë rrugën e tij si masazhator, duke mos dhënë asnjë koment mbi ndarjen.
Në kulmin e kritikave dhe paragjykimeve për lidhjen e saj me Mickey, Enca zgjodhi të reagojë përmes një mesazhi domethënës në Instastory:
“Pse i bardhë, pse i zi. Pse i huaj, pse malok. Pse plak, pse i ri. Pse të pasur, pse të varfër. Më pak urrejtje. Më shumë dashuri. Ju premtoj që jeta është shumë e bukur kur e jeton për veten”.
Ky qëndrim reflekton shpirtin e saj të lirë dhe të pavarur, duke mos lejuar që mendimet e të tjerëve të ndikojnë në zgjedhjet e saj personale.
Përveç ndarjes, Enca ka qenë më e distancuar edhe nga muzika. Në një intervistë në podcastin e motrës së saj, Uindi, ajo tregoi arsyet e kësaj pauze:
“Pas më shumë se 10 vitesh në industrinë e muzikës, kisha nevojë të merrja kohën time si Ruensa, jo vetëm si Enca. Po ndiqja lumturinë time personale dhe besoj se edhe sikur ta ktheja kohën pas, sërish do ta bëja këtë pauzë. Balanca mes jetës personale dhe asaj profesionale është e rëndësishme për mua”.
Megjithatë, ajo la të kuptohet se rikthimi i saj në muzikë është shumë afër, duke paralajmëruar një rikthim të fuqishëm.
Me ndarjen e saj tashmë të konfirmuar dhe me një periudhë reflektimi pas, tani mbetet për t’u parë nëse ky kapitull i ri do ta sjellë Encën edhe më të fuqishme në muzikë. Fansat mezi presin të shohin nëse ky rikthim do të sjellë një Enca të re, me një stil të freskët dhe të fuqishëm në skenë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
“Ajo të vjen afër dhe ti qëndron” Krisa debaton me Tirin, shkak Livia
Pas dy vitesh lidhje, Enca ndahet nga i dashuri afrikan?
Justin Bieber shfaqet i lodhur mes shqetësimeve për shëndetin dhe martesën
Nga sallat e Universitetit ku studioi e deri te skenat ku ai interpretoi: Një dedikim për Bekim Fehmiun, pionierin shqiptar të teatrit dhe filmit ndërkombëtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve