LAJMI I FUNDIT:

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

I është caktuar masa e paraburgimit Qëndrim Elshanit, Mentor Dreshaj dhe Leon Dizdarit, të cilët u arrestuan nën dyshimin se planifikonin vrasjen e Shkodran Hysenaj. 

Pas caktimit, avokatja Ylberza Gllogjani-Krasniqi e Qëndrim Elshanit, ka deklaruar për TV Dukagjinin duke thënë se ky është një vendim pa prova.

“Të mbrojturit tim ju caktu paraburgimi në kohëzgjatje prej 1 muaji, edhe përkundër asaj se familja ishin të gatshëm të ofronin dorzani, shtëpi, gjithçka çka kishin dhe çdo shumë që do e caktonte gjykata”, tha mbrojtja.


Gjykata ka vendosur masën e caktimit të paraburgimit prej një muaj nën dyshimin, rrezik i ikjes, rrezik i ndikimit në prova dhe rrezik i përsëritjes së veprës penale.

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Lexo po ashtu Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Ndërsa Policia e Kosovës, një ditë më parë në raportin 24 orësh njoftoi për arrestim të katër personave, duke e cilësuar si pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar dhe detyrim, në Pejë dhe Prishtinë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj  kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë planifikuar përgatitjen e vrasjes së viktimës. Të dyshuari janë zënë në flagrancë duke pranuar armët për kryerjen e veprës. Gjatë operacionit policor janë kontrolluar vendbanimet e të dyshuarave në katër lokacione të ndryshme ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë, municion të kalibrave të ndryshme si dhe disa dëshmi tjera të rëndësishme. Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhej në raport.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori