LAJMI I FUNDIT:

I nominuar në ‘Oscars 2025’, rrëfimi i aktorit shqiptaro-danez Besir Zeciri: Roli kryesor në filmin “The Girl with the Needle”, një sukses që më ndryshoi jetën

I nominuar në ‘Oscars 2025’, rrëfimi i aktorit shqiptaro-danez Besir Zeciri: Roli kryesor në filmin “The Girl with the Needle”, një sukses që më ndryshoi jetën

Në botën e kinematografisë, talenti nuk njeh kufij, dhe shqiptarët po dëshmojnë gjithnjë e më shumë se mund të arrijnë majat e suksesit në skenën ndërkombëtare. Një nga emrat që po shkëlqen këtë vit është aktori Besir Zeciri, i cili me punën dhe pasionin e tij ka hyrë në histori, duke qenë pjesë e një projekti që tashmë ka kapur vëmendjen e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit. Filmi “The Girl with the Needle”, në të cilin ai luan rolin kryesor, është nominuar për çmimin prestigjioz “Filmi më i Mirë Ndërkombëtar” në ‘Oscars 2025’, duke e vendosur kështu Besirin dhe kinemanë shqiptare në një tjetër nivel të suksesit global.

Ky është një moment krenarie për të gjithë shqiptarët, sepse, përmes këtij filmi, Zeciri ka arritur të bëhet një emër ndërkombëtar, duke kaluar kufijtë e artit dhe duke lënë shenjë në industrinë globale të kinemasë.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Besir Zeciri ka ndarë me ne emocionet e tij për këtë arritje të paharrueshme, historinë e jetës së tij, dhe dëshirën për të sjellë projekte të reja që përfshijnë edhe trashëgiminë e tij shqiptare.


“Aktualisht jam pak i lodhur, pasi kemi festuar për dy ditë rresht. Më çerekfinalen e filmit tonë, që ishte premiera gala, pati një festë të madhe, dhe pas disa orësh, na u shpall lajmi i pabesueshëm se filmi ynë është nominuar për Oscars”, thotë Besiri për Telegrafin. “Kjo është një nga ëndrrat më të mëdha të mia. Kam menduar shumë për prindërit e mi, sidomos për babain tim, i cili ka ardhur nga Tetova në vitin 1969 dhe ka punuar si taksist gjithë jetën e tij, duke u munduar që unë të mund të realizoja ëndrrat e mia”.

Ky sukses është gjithashtu një nderim për të gjithë ata që mbështetën Besirin në çdo hap të karrierës së tij. “Ky është një sukses që është për prindërit e mi, veçanërisht për babain tim”, thotë aktori, i cili ka kaluar shumë vite të jetës duke u përpjekur për të arritur aty ku ndodhet sot.

Filmi “The Girl with the Needle” është një produksion danez, që e ka sjellë Besirin në një rol të paharrueshëm. Ai luan rolin e një burri që kthehet nga lufta dhe përballet me një realitet të tmerrshëm, ku grua e tij është përfshirë në një histori tronditëse. “Filmi tregon një periudhë të errët në historinë daneze, pas Luftës së Parë Botërore, kur një grua ka vrarë foshnjat e një sërë nënash që kishin lindur jashtë martese. Unë luaj rolin e burrit që ka pësuar lëndime të rënda në luftë dhe, kur kthehet, përballet me një situatë që i kalon çdo imagjinatë”, shpjegon Besiri, ndërsa ndan me ne pasionin dhe angazhimin që e ka udhëhequr për të performuar një rol kaq të ngarkuar emocionalisht.

Me një karrierë që ka filluar që nga vitet 2009, Besiri ka kaluar nëpër një rrugë të vështirë, duke u përballur me shumë sfida. Ai ka nisur me teatrin dhe më pas ka kaluar në kinematografi, duke u përpjekur të sigurojë një vend të rëndësishëm në industrinë e filmit.

“Kam filluar në teatër, dhe pastaj kalova në filma. Jam diplomuar në shkollën e arteve për aktor dhe e di sa e vështirë është të gjesh mundësi në këtë fushë, sidomos si shqiptar. Kjo ka qenë një sfidë e madhe për mua”, shprehet ai, duke treguar se si ka arritur të shquhet në një treg që shpeshherë është i ndërlikuar për aktorët jo danezë.

Ai ka pasur mundësi të luajë role të ndryshme, dhe, siç thotë ai, ndihmon fakti që ai mund të luajë si danez, ashtu edhe shqiptar, duke i dhënë mundësinë të eksplorojë më shumë mundësi. “Kam luajtur rolin e një danezi për herë të parë, dhe ndjehem shumë krenar që kam mundur ta bëj. Por, njëkohësisht, kam dëshirë të luaj edhe role që lidhen me identitetin tim shqiptar. Është një pasion i veçantë për mua”, thotë ai.

Besir Zeqiri në filmin “The Girl with the Needle” (Foto: Besir Zeciri/Instagram)

Besir Zeqiri, edhe pse ka jetuar dhe punuar në Danimarkë, e ka mbajtur gjithmonë lidhjen e fortë me origjinën e tij shqiptare. Ai ka folur me pasion për historinë e familjes së tij dhe lidhjet e tij me Tetovën, vendlindjen e prindërve të tij. “Babi im erdhi në Danimarkë kur ishte 15 vjeç, në vitin 1969, dhe ai erdhi si punëtor i ftuar. Kjo histori është një pjesë e rëndësishme e jetës time. Kur ishim të vegjël, shkonim çdo verë në Tetovë, dhe gjithmonë kam pasur një lidhje të thellë me atë vend”, tregon ai.

Ndërsa po flasim për ndjenjat që ka për Shqipërinë dhe Kosovën, ai tregon se ka një dëshirë të madhe për të punuar në projekte në gjuhën shqipe. “Unë kam biseduar me disa regjisora nga Kosova dhe Shqipëria, dhe është diçka që më pëlqen shumë. Për mua, puna në gjuhën time, shqip, është shumë e veçantë,” thotë ai, duke shtuar se do të dëshironte të angazhohej në projekte që pasqyrojnë kulturën dhe historinë shqiptare.

Besir Zeqiri (Foto: IMDb)

Në fund të intervistës, Besiri ka shpërndarë ndjenjat e tij për sukseset e shqiptarëve në skenën ndërkombëtare. Ai përmend Dua Lipën si një shembull të jashtëzakonshëm dhe një frymëzim për të gjithë shqiptarët. “Dua është një krenari për të gjithë ne. Ajo ka arritur shumë dhe po i bën nder kombit shqiptar. Jam një fans i madh i saj, dhe do të doja të punoja me të në një videoklip”, thotë ai, duke treguar se si ndikimi i artistëve shqiptarë është gjithnjë e më i madh në botën ndërkombëtare të muzikës dhe kinemasë.

Besir Zeqiri është një shembull i frymëzuar për të gjithë ata që ndjekin ëndrrat e tyre dhe e shohin artin si një mundësi për të kaluar kufijtë dhe për të arritur në majat më të larta të suksesit. Duke qenë i angazhuar për të sjellë përparim në kinematografinë shqiptare dhe duke pasur një perspektivë ndërkombëtare, ai ka krijuar një rrugë të jashtëzakonshme për veten dhe për të tjerët që ndjekin të njëjtën pasion. /Telegrafi/

Besir Zeqiri (Foto: Besir Zeciri/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Zarf në ‘shpellë’, banorët shkaktojnë të qeshura me sfidën që duhet të bëjnë

Zarf në ‘shpellë’, banorët shkaktojnë të qeshura me sfidën që duhet të bëjnë

Magazina

"Raki për Bajram", Emina Çunmulaj befason me deklaratën në emisionin e Arbana Osmanit

Magazina
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Magazina

"Egli do të qëndrojë deri në fund me 'king-in'", Gjesti debaton me Rozanën gjatë qëndrimit në 'shpellë'

Magazina
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Magazina
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Magazina
Kalo në kategori