Furnizuesi i pjesëve të automjeteve, Continental, ka njoftuar se për shkak të kërkesës së ulët do të ulë prodhimin në Gjermani duke mbyllur katër fabrika dhe duke zhvendosur një linjë prodhimi në Çeki.
Për të kursyer 400 milionë euro në vit, grupi planifikon të pushojë nga puna mbi 7000 punonjës, sipas një plani ristrukturimi që ka qenë në përpunim për më shumë se një vit.
Sot, kompania ka raportuar se do të mbyllë fabrikat në Bad Blankenburg, Stolzenau dhe Moers, si dhe kompleksin e bashkuar në Frohburg dhe Geithain.
Deri në mesin e këtij viti, një linjë prodhimi nga fabrika në Hannover-Vahrenwald do të zhvendoset në Çeki. Po ashtu, prodhimi në fabrikën në Hamburg do të reduktohet.
“Trendet në zhvillimin e industrisë së automobilave dhe në sektorin e nxjerrjes së linjitit në Evropë po na sjellin sfida”, deklaroi anëtari i bordit ekzekutiv të Continental dhe kreu i departamentit ContiTech, Philip Nelles.
Reduktimi i prodhimit në Gjermani do të ndikojë gjithsej 580 punonjës, sipas deklaratës së kompanisë, shkruan dpa.
Në muajin nëntor, revista gjermane Manager Magazin raportoi se Continental planifikon të eliminojë rreth 5500 vende pune në mbarë botën, që përfaqëson gati 3 për qind të fuqisë punëtore të saj.
Menaxhmenti planifikon të shkurtojë kryesisht pozicionet administrative, ndërsa vendet e punës në prodhim dhe zhvillim për momentin nuk do të preken.
“Po shqyrtojmë masa shtesë për të forcuar konkurrencën në sektorin e automobilave, duke përfshirë ndryshime të mundshme në strukturën administrative, për të siguruar kushte për vendimmarrje më të shpejtë dhe më fleksibël”, tha kreu i divizionit ekzekutiv, Philipp von Hirschheydt, duke shtuar se nuk mund të konfirmojë nëse vendimi tashmë është marrë.
Kompani të shumta automobilistike në mbarë Evropën po mbyllin fabrika dhe po pushojnë punonjës për shkak të kërkesës së ulët, kostove të larta dhe konkurrencës nga Kina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike
Continental i Gjermanisë planifikon të pushojë nga puna 7000 punëtorë
Volkswagen Tiguan 2025 - detajet që duhet të dini
Golfi i braktisur në aeroportin e Berlinit - mbi 200 mijë dollarë tarifë parkimi
CEO i Porsche: Do të qëndrojë ndërruesi manual i shpejtësisë, ka përparësi të shumta
Skuterët elektrikë po bëhen me airbag - shikoni testin e parë të përplasjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve