Inspektorati i Gjuhëve ka qenë një nga shtyllat kryesore të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe një “conditio sine qua non” për zbatimin e tij, përfshirë dhe sanksionet për mosrespektimin e ligjit, thuhet në reagimin e sotëm të BDI-së.
“Ky institucion u themelua, stafi u trajtua dhe u licencua, duke garantuar mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve.
Ajo që po shohim tani është një sulm i qëllimshëm dhe i koordinuar ndaj këtij mekanizmi, njësoj siç ndodhi me Balansuesin, me synimin për ta degraduar, për ta dobësuar dhe në fund për ta shfuqizuar tërësisht.
Këto veprime përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj barazisë dhe dinjitetit të shqiptarëve, të ndërtuar me mund dhe sakrificë për vite me radhë.
Shqiptarët tashmë janë në prag të durimit me këtë fushatë sistematike të degradimit dhe mohim të të drejtave të tyre të fituara me Marrëveshjen e Ohrit.
BDI dënon ashpër këtë qasje dhe i bën thirrje qeverisë, komunitetit ndërkombëtar dhe të gjithë qytetarëve që të mos lejojnë këtë sulm mbi një mekanizëm kyç për ruajtjen e barazisë dhe implementimin e Marrëveshjes së Ohrit”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Shqiptarët, shtojnë nga atje, nuk do të pranojnë asnjë hap pas në të drejtat e tyre dhe nuk do të lejojnë shkatërrimin e institucioneve që garantojnë barazinë dhe dinjitetin e tyre./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?