LAJMI I FUNDIT:

OBRM-DPUKM: Kërkojmë nga Prokuroria dhe Gjykata që të shqiptojnë dënim maksimal për shoferin i cili i mori jetën 22-vjeçares

OBRM-DPUKM: Kërkojmë nga Prokuroria dhe Gjykata që të shqiptojnë dënim maksimal për shoferin i cili i mori jetën 22-vjeçares

OBRM-DPUKM shpreh ngushëllimet më të thella për aksidentin tragjik të trafikut në bulevardin “Aradhat Partizane”, ku humbi jetën vajza Frosina Kulakova.

Shoferi i cili goditi për vdekje një vajzë në Shkup, ka vozitur nën ndikimin e alkoolit
Lexo po ashtu Shoferi i cili goditi për vdekje një vajzë në Shkup, ka vozitur nën ndikimin e alkoolit

“Në të njëjtën kohë kërkojmë sanksionin më të ashpër për shoferin nga Prokuroria Publike dhe gjykata. Në vend të dënimeve deklarative duhen masa thelbësore që do të veprojnë si pengesë për këdo që guxon të drejtojë një mjet motorik pa leje drejtimi, në gjendje të dehur ose me vetëdije të reduktuar.

Ndëshkimi në këtë rast dhe të ngjashme duhet të jetë më i rreptë, për të dërguar një mesazh të qartë se askush nuk duhet të luajë me ligjin. Çdo person është përgjegjës për veprimet e tij. Ky rast do të ketë vëmendjen e opinionit dhe të OBRM-DPUKM-së dhe apelojmë tek institucionet që të punojnë sipas ligjit.


Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar në këtë situatë tragjike. Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë sigurimi i rrugëve të sigurta dhe respektimi i ligjit”, thonë nga OBRM-DPUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori