LAJMI I FUNDIT:

BE-ja nuk do të shes videolojëra në Rusi?

BE-ja nuk do të shes videolojëra në Rusi?

Bashkimi Evropian po shqyrton një ndalim të shitjes së konzollave të lojërave me video në Rusi, me qëllim që të parandalojë ushtrinë që të përdorë kontrollorët për të fluturuar dronët.

Këshilli Evropian ri-vazhdoi të hënën sanksionet ekonomike ndaj Rusisë, duke i zgjatur ato edhe për gjashtë muaj të tjerë, deri në fund të muajit korrik.

“Ne me të vërtetë duhet të vazhdojmë presionin ekonomik ndaj Rusisë, ndërsa në të njëjtën kohë të ofrojmë mbështetje ushtarake për Ukrainën. Sa më e fortë të jetë Ukraina në fushën e betejës, aq më e fortë është në tryezën e negociatave”, tha Kaja Kallas, nënkryetare e Komisioni Evropian.


“Ne po shqyrtojmë ndalimin e çdo gjëje që ndihmon Rusinë të luftojë këtë luftë – që përfshin edhe gjëra të tilla si konzolat e video-lojërave, sepse padyshim që ata po i përdorin ato për të kontrolluar dronët. Kështu që ju duhet të jeni vërtet krijues”, shtoi Kallas.

Është e paqartë se si vetë konzollat e video-lojërave mund të përdoren për të kontrolluar dronët – disa raporte sugjerojnë se ushtria ruse kohët e fundit ka ripërdorur komponentë nga elektronika e konsumit për t’i përdorur në armë.

Megjithatë, kontrollorët e video-lojërave janë përdorur prej kohësh për të kontrolluar elektronikën në mjedise jo rekreative – këto përfshijnë dronët, robotët që pastrojnë minat, si dhe nëndetëset.

Nëndetësja fatkeqe Titan që shpërtheu në 2023 u “kontrollua” në mënyrë famëkeqe nga një kontrollues i rregullt i Logitech GF710.

Edhe nëse sanksionet e përmendura nga Kallas do të futeshin, nuk është e qartë se sa ndikim mund të kenë ato, pasi Microsoft, Sony dhe Nintendo pezulluan shitjet në Rusi në mars 2022 dhe ka të ngjarë të mbeten të tilla për sa kohë që lufta të vazhdojë. /Telegrafi/