LAJMI I FUNDIT:

​Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

​Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të cilën tha se ka promovuar stabilitet.

Pas homazheve tek arkivoli i akademikut Minir Dushi, Kurti është pyetur nga KosovaPress-i çka e ka shtyrë të ndryshojë mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit, por lidhur me këtë ai nuk është deklaruar.

Kurti: Ka ardhur koha që Spanja të njohë pavarësinë e Kosovës
Lexo po ashtu Kurti: Ka ardhur koha që Spanja të njohë pavarësinë e Kosovës

“Kosova mban një marrëdhënie të fortë bilaterale me Shtetet e Bashkuara, e bazuar në përkushtimin e tyre të vazhdueshëm ndaj sovranitetit tonë dhe integrimit në BE dhe NATO.


Gjatë mandatit të Trumpit, u prioritizuan marrëveshjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të promovuar stabilitetin, ndërsa administrata Biden ka forcuar institucionet demokratike në Ballkan. Megjithëse këto dallime reflektojnë ndryshime në qasje, nuk besoj se Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës; ne punojmë ngushtë me Uashingtonin”, ka thënë Kurti të martën për gazetën spanjolle, transmeton KosovaPress.

Marrëveshjen e arritur më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, e nënshkruar mes kryeministrit të atëhershëm Avdullah Hoti dhe presidentit amerikan, Donald Trump, Kurti e kishte kritikuar bashkë me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje.