LAJMI I FUNDIT:

Nga Pogba te Ramos – shtatë kërkesat e Neymarit për të përforcuar Santosin

Nga Pogba te Ramos – shtatë kërkesat e Neymarit për të përforcuar Santosin

Neymar thuhet se i gatshëm të përfshihet personalisht në negociatat e për të siguruar disa transferime të mëdha në këtë afat kalimtar te Santosi.

Gjatë ditës së djeshme (e martë), presidenti i Santosit, Marcelo Teixeira ka konfirmuar rikthimin e Neymarit në klubin e fëmijërisë.

Megjithatë, ish-ylli i Barcelonës nuk dëshiron të jetë i vetëm në betejën për ta rikthyer Santosin në nivele të larta, pasi synon të përforcohet me emra të mëdhenj.


E kryer, Neymar do të luajë për Santosin - konfirmohet nga presidenti i klubit
Lexo po ashtu E kryer, Neymar do të luajë për Santosin - konfirmohet nga presidenti i klubit

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Neymar po shtyn që Santos të ndërtojë një skuadër të fortë dhe ka sugjeruar disa emra të mëdhenj për t’iu bashkuar këtë dimër.

Neymar dëshiron që klubi të nënshkruajë me emra si Paul Pogba, Marcelo, Thiago Silva, Sergio Ramos, Paulo Henrique Ganso, Leandro Paredes dhe Arthur Melo.

Ylli brazilian thuhet se është i gatshëm të përfshihet personalisht në negociata me disa nga ta.

Ai synon t’i bindë këta lojtarë të bashkohen me Santos dhe të ndihmojnë në krijimin e një ekipi konkurrues për trofe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Tifozët e Real Madridit kënduan këngë të turpshme për Guardiolën dhe mund të pendohen

Tifozët e Real Madridit kënduan këngë të turpshme për Guardiolën dhe mund të pendohen

Liga e Kampionëve
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Luis Rubiales shpallet fajtor për sulm seksual për puthjen e Jenni Hermoso, i jepet dënim qesharak

Luis Rubiales shpallet fajtor për sulm seksual për puthjen e Jenni Hermoso, i jepet dënim qesharak

Ndërkombëtare

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Liga e Kampionëve
Barcelona monitoron yllin e Arsenalit

Barcelona monitoron yllin e Arsenalit

Premier League
Kalo në kategori