LAJMI I FUNDIT:

JO PËR NE

JO PËR NE
Luigi Di Ruscio (1930-2011)

Poezi nga: Luigi Di Ruscio
Përktheu: Maksim Rakipaj

Jo për ne kjo agoni e gjatë e paparë
jo për ne fyerja me qënë gjallë pavetëdije
mjekët më të njohur
nuk na përgatitën për agoni të gjata të mundimshme
na shpëton mjerimi ynë
nga fyerja me qënë gjallë pa shpirtin tonë
qetësisht do të kthehemi andej nga erdhëm
është e mjaftë mrekullia e egzistencës sime
madje munda t’ju dëshmoja të gjithëve.