LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Therandë: Mbi 88.5% e buxhetit është grant qeveritar, qeveria jonë nuk diskriminon komuna

Kurti në Therandë: Mbi 88.5% e buxhetit është grant qeveritar, qeveria jonë nuk diskriminon komuna

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin e radhës në Therandë, të martën në mbrëmje.

Lideri i kësaj partie, Albin Kurti theksoi se mbi 88.5% e buxhetit të Komunës së Therandës është grant qeveritar i Republikës së Kosovës, sepse sipas tij, qeveria e Lëvizjes Vetëvendosjes nuk diskriminon komuna, pavarësisht se kush i qeverisë ato.

“Po takohemi në Therandën e punëtorëve fisnik dhe bujqve të ndershëm, të kulturës e patriotizmit, në Therandën e pendës, të bukës, të këngës e të pushkës”, tha Kurti.


Lideri i LVV-së tha tutje se kanë zhvilluar dialog shumë të suksesshëm në Bruksel.

“Atje në Bruksel ata vazhdimisht më bëjnë presion me nënshkrimet e pararendësve të m’i Mustafa e Thaçi, a marrëveshjes me mua i ikin se s’duan të nënshkruajnë. Kur të gjitha ish-qeveritë po e zhvillonin dikur dialogun në Bruksel, kishim Serbi që forcohej e Kosovë jostabile që dobësohej. Me qeverinë tonë dhe dialogun që udhëheqim ne, kemi Serbi jostabile dhe Kosovë që po ngrihet e po forcohet. Juve ju kujtohet se si dikur në Kosovë kryeministrat jepnin dorëheqje, e tash kryeministrat po japin dorëheqje në Serbi”, tha ai.

“Tash jemi para një referendumi të ri, para referendumit të 9 shkurtit ku ju duhet ta gjykoni pozitivisht qeverisjen tonë, t’i ndëshkoni me votë ata që nuk duhet të kthehen kurrë më në pushtet dhe të na jepni lejen për zotimin tonë, që ne t’ju shërbejmë për programin e ri qeveritar, me ato 25 premtimet tona dhe në këto katër vite Kosova të ngrihet në çdo aspekt. Numri 118 është numri me të cilin juve thoni ‘Po’ në referendum”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Albin Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori