LAJMI I FUNDIT:

Dhunohet një grua në Lipjan, arrestohet i dyshuari

Dhunohet një grua në Lipjan, arrestohet i dyshuari
Foto: Ilustrim

Një grua ka raportuar se ndaj saj është kryer vepra “Dhunim”, një person.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 25.01.2025, në Lipjan.

Tutje thuhet se viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.


“Më 27.01.2025 viktima femër kosovare ka raportuar se  ndaj saj është kryer vepra e lartcekur  nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/