Blerta Deliu – Kodra, zyrtare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidate për deputete, zhvilloi një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ku diskutoi për vlerësimin e saj ndaj qeverisjes aktuale, programin e PDK-së dhe disa tema të tjera të rëndësishme.
Deliu-Kodra kritikoi ashpër qeverisjen e Albin Kurtit, duke e akuzuar për mungesë përgjegjësie dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve.
Ajo theksoi se kjo qeveri, megjithëse ka marrë mbështetje të madhe gjatë fushatës zgjedhore dhe ka premtuar realizimin e projekteve të rëndësishme si ndihmë për sektorin privat, çerdhe për fëmijë, banesa për çifte, si dhe zhvillim të infrastrukturës, nuk ka arritur të përmbushë as minimumin e premtimeve të saj.
“Për katër vite nuk ka pasur ndonjë projekt të realizuar që mund të konsiderohet sukses i vërtetë për këtë mandat të tërë”, tha Deliu-Kodra.
Sipas saj, pavarësisht mundësive të plota për zhvillimin e projekteve të rëndësishme, Kosova ka mbetur në një situatë të vështirë, duke u izoluar dhe duke pasur raporte të tensionuara me rajonin dhe partnerët ndërkombëtarë.
Ajo theksoi gjithashtu se qeveria aktuale ka shkaktuar një humbje të ambicieve te qytetarët, ndërsa ka pasur një konfrontim të pashoq të kryeministrit me të gjitha kategoritë shoqërore, përfshirë Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, bizneset dhe mediat.
Deliu-Kodra tha se kjo qeveri ka dështuar të mbajë premtimet për rritjen e mirëqenies dhe përkrahjen e qytetarëve në një periudhë të vështirë ekonomike.
Në lidhje me ofertën e PDK-së për të propozuar Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër, Deliu-Kodra e mbështeti fort këtë kandidaturë, duke e cilësuar Hamzën si një lider të besueshëm, i cili sipas saj ka dhënë një shërbim të jashtëzakonshëm për institucionet e Kosovës gjatë 25 viteve të kaluara.
“Kemi një kandidat për kryeministër që ka pasur dhe ka gjithmonë para-shikueshmëri për proceset zhvillimore politike në vend. Bedri Hamza ka qenë në një kohë të gjatë në shërbim të institucioneve të Kosovës për 25 vite shërbim dhe nuk ka as edhe një njollë të vetme në karrierën e tij politike. I ka shërbyer Kosovës me integritet të plotë, me profesionalizëm në kohën dhe mandatin e tij, përkundër faktit që FMN-ja kishte një reagim për çështjen e rritjes së pagave. Duke e pa nevojën që Kosova duhej të zhvillohej, që mirëqenia e qytetarëve të këtij vendi duhej të rritej, kishte një vendim pikërisht të Qeverisë së Hashim Thaçit e të ministrit të Financave, asokohe zotit Bedri Hamza, për rritjen e pagave”, tha ajo.
Ajo nënvizoi integritetin dhe profesionalizmin e tij, duke përmendur si një nga arritjet e tij të rëndësishme rritjen e pagave gjatë mandatit të tij si ministër i Financave.
Për ofertën e PDK-së për rritjen e pagave dhe uljen e taksave, Deliu-Kodra theksoi se Bedri Hamza ka propozuar masa lehtësuese, si një rritje të pagave për të gjithë sektorin publik deri në 50% dhe heqjen e tatimit për pagat nën 400 euro.
“E para 50 për qind rritje të pagave për të gjitha kategoritë në sektorin publik, kemi parapa edhe masa lehtësuese në kuadër të pagës, për shembull paga deri në 400 euro nuk do të tatohet, është një lehtësi të cilën e ka paraparë kandidati ynë për kryeministër. Pagat prej 400 deri në 800 euro do të tatohen vetëm në vlerë tetë për qind, edhe këto janë masa lehtësuese për shkak të çmimeve e inflacionit të lartë, ndërsa mbi tetëqind euro do të ketë tatim deri në 10 për qind tek këto kategori që kanë pagën më të lartë. Do të ketë lehtësira fiskale që janë parapa në këtë drejtim. 200 euro është parapa që të jetë pensioni më i vogël”, tha ajo.
Deliu-Kodra e përfundoi intervistën duke theksuar se PDK do të përqendrohet në zgjidhjen e problemeve të përditshme të qytetarëve, siç janë rritja e pagave, përmirësimi i kushteve për pensionistët dhe përkrahja e kategorive të dala nga lufta, dhe gjithashtu do të punojë për të zhvilluar më tej sektorin privat, i cili aktualisht është në një situatë të vështirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Kurti takon qytetarët në Prishtinë dhe Vushtrri: Vazhdojmë ditë për ditë, cep më cep
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën
Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale