Një 45-vjeçar nga fshati Kuç i Devollit është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar nga fshati Poloskë.
Dyshohet se ai e ka marrë djalin e mitur në periferi të fshatit dhe e ka ngacmuar seksualisht, por fatmirësisht i mituri ka mundur të largohet. Vetë djali dhe nëna e tij kanë dhënë detaje për ngjarjen.
“Nuk e njihja, pastaj kur vinte herë pas here e njoha. Tre herë jam takuar. Më ka thënë hajde me mua, do të jap lekë, do të çoj këtu, do të çoj atje. I thashë jo se unë dal me shokët, s’kam nevojë
Pastaj shkuam në këmbë nga xhadeja e në ca qershi, më tha ulu pak te bari. Tentoi të më hiqte tutat”, rrëfen i tronditur 15-vjeçari.
Nëna e 15-vjeçarit kërkon drejtësi dhe shprehet se djali i saj është tejet i tronditur nga ngjarja.
“Unë punoj në rrobaqepësi, kam 17 vjet atje. Burri ka 5 vjet që më ka vdekur. Jetoj me tre fëmijët tim të mitur në shtëpi dhe kur kam ardhur ka qenë ora 18:30 e darkës dhe e pashë djalin të trembur. I thashë çfarë ke? Ai ishte i shoqëruar me një shokun e tij. Dhe ai i tha tregoji mamit pse je trembur. Në lokalin e fshatit Poloskë, atje ka qenë një zotëri nga fshati Kuç dhe ma ka gënjyer djalin. Ka trokitur në xhamin e dritares së lokalit dhe i ka thënë me dorë, dil pak jashtë”.
“E ka marrë djalin, ma ka mashtruar, ma ka gënjyer dhe kanë ikur më këmbë të dy. Ma ka shpënë në ca qershi të fshatit Poloskë, poshtë varrezave dhe atje me fëmijën tim vetëm 15 vjeç, i mitur, mundohej të bënte marrëdhënie seksuale me djalin tim. Djali kishte në xhepin e xhupit një pineskë që ngulet, ia ka shpuar duart personit dhe u largua me vrap. Ai e ka ndjekur 10 metër dhe fëmija ikte i trembur dhe shikonte mos vinte ta kapte prapë. Kur erdhi në shtëpi ishte i trembur.
“Sot e kisha në spital në Korçë, për analiza dhe e kam të trembur jashtë mase nga ai person. I lutem shtetit që të marrë masa rreptësisht për atë person dhe të tjerë që merren me fëmijë të mitur në këto mënyra, që i gënjejnë se do t’i japin lekë e që duan marrëdhënie seksuale. I lutem shtetit e policisë që për atë person të marrë masa se dua vetëm drejtësi për djalin tim. Këto ishin tre rastet e para që ai e gënjente që do t’i jepte lek dhe unë s’po ia vija veshin se isha e lodhur nga puna. Dua vetëm drejtësi se burri më ka vdekur dhe fëmijën tim s’dua të përdorë ai kriminel”, rrëfen nëna e të miturit, raporton tch.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale