LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e Londrës kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e një të riu shqiptar i shpallur si i zhdukur.

Rogers Cena 19-vjeç, është raportuar si i zhdukur nga Peckham.

Në jug-lindje të Londrës, Peckham njihet si një zonë problematike e me kriminalitet të lartë.


Cena ditën që është parë për herë të fundit kishte thënë se do të shkonte në dyqanin lokal rreth orës 15:17 të mërkurën, më 22 janar 2025.

Që atëherë, nuk është parë më. Rogers, thotë policia e Londrës ka humbur telefonin e tij, i cili është gjetur në Waltham Cross, një zonë e panjohur për të.

“Jo vetëm që ky është një i ri jashtëzakonisht i cenueshëm, por telefoni ishte i vetmi mjet që ai kishte për të kontaktuar familjen e tij.  Ju lutem, ndihmoni ta kthejmë këtë djalë pranë familjes së tij“, raporton tch.

Njoftime të tilla të policisë në rajone të ndryshme të Anglisë, Uellsit dhe Skokicë janë të shpeshta.

E ndërsa shqetësimi i policisë apo shërbimeve sociale është legjitim këto ngjarje shpesh  herë kanë një prapavijë kriminale.

Të rinjve shqiptarë u garantohet qëndrimi në Britaninë e Madhe deri në 18 vjeç e më pas nëse nuk fitojnë leje qëndrimi të përhershme kthehen në subjekte dëbimi drejt Shqipërisë.

Duke e ditur këtë këta të rinj shkëpusim marrëdhënien me shërbimet sociale duke u larguar edhe nga strehimi i dhënë.

Në kushtet kur ata nga njëra anë i tremben dëbimit e nga ana tjetër përballen me vështirësi jetese kthehem më objektiva ideal të grupeve kriminale.

Janë të shumta rastet kur shqiptarë të kësaj moshe për të mbijetuar detyrohen të kthehen në kopshtarë kanabisi apo shitës kokaine me pakicë.

Janë me dhjetëra adoleshentë shqiptarë mbërritur me kamionë ose gomone të arrestuar e dënuar për vepra të ndryshme penale.

Në trend Lajme

Më shumë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Kalo në kategori