Volkswagen do të duhet të mbijetojë disi deri në vitin 2026 pa modele të reja elektrike
Kanë kaluar më shumë se katër vjet që kur Volkswagen nxori në treg modelet tërësisht elektrike ID.3 dhe ID.4.
Në momentin e mbërritjes së tyre, shumë besonin se këto dy automjete mund të kërcënonin seriozisht Teslën, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, gjërat nuk shkuan në atë mënyrë, dhe duket se 2025 do të jetë një tjetër vit i vështirë për automjetet elektrike të Volkswagen.
Ashtu si në vitin 2024, marka gjermane nuk do të lansojë asnjë model të ri elektrik këtë vit.
Në fakt, shtimi më i fundit në linjën e tyre elektrike ishte ID.7, i cili debutoi në tremujorin e tretë të 2023.
Duke parë përpara, versioni tjetër i madh i Volkswagen, ID.2 i shumëpritur, nuk do të dalë në tregje të zgjedhura deri në vitin 2026 dhe Amerika e Veriut ka të ngjarë të mos jetë një prej tyre.
Me një çmim prej më pak se 25 mijë euro, ID.2 pritet të ofrojë hapësirë të brendshme të ngjashme me Golf-in, ndërsa nga jashtë mbetet kompakt dhe i përballueshëm si modeli më i vogël Polo.
“Në vitin e ardhshëm, VW është e detyruar të shesë teknologjinë e vjetër për klientët e rinj. Kjo do të jetë e vështirë “, tha analisti gjerman i veturave Matthias Schmidt për Bloomberg.
Dhe tashmë është e vështirë. Në tregjet kryesore duke përfshirë SHBA-në, Evropën dhe Kinën, VW përballet me sfida në shitjen e automjeteve elektrike.
Në Evropë, shkurtimet e subvencioneve në rajone kyçe si Gjermania kanë dobësuar kërkesën. Ndërkohë, në Kinë, një treg vendimtar për ambiciet afatgjata të VW për EV, prodhuesi po humb terren ndaj rivalëve të shkathët vendas.
Edhe modelet luksoze nga grupi VW, si Audi Q8 e-tron dhe Porsche Taycan, nuk arrijnë të kenë sukses të konsiderueshëm në një treg të dominuar gjithnjë e më shumë nga vetura elektrike më të përballueshme nga markat kineze.
Një pjesë kyçe e planit të VW për të pushtuar tregun kinez të automjeteve elektrike, është një partneritet i ri me Xpeng.
Të dy kompanitë po punojnë në një platformë të përbashkët elektrike dhe elektronike (E&E) që do të jetë baza për të gjitha automjetet elektrike të prodhuara nga Volkswagen në Kinë.
Modelet e para nga ky partneritet duhet të lansohen në vitin 2026 dhe do të përfshijnë dy VW të rangut të mesëm, njëri prej të cilëve do të jetë SUV.
VW Group shpreson të rrisë shitjet vjetore në Kinë, nga 2.93 milionë automjete vitin e kaluar në 4 milionë deri në vitin 2030.
“Pranimi i modeleve të reja është një zgjidhje, por është po aq e rëndësishme të ruajmë gamën tonë të gjerë,” shtoi zëdhënësi i VW, Stefan Foswinkel. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shitjet e automjeteve elektrike në mbarë botën janë rritur në vitin 2024, por jo edhe në disa vende të fuqishme si Gjermania
Jaguar bëhet gati për një epokë të re – njofton investimin 77 milionë eurosh
Kia tërheq mijëra automjete për shkak të një problemi me airbag dhe rripat e sigurimit
Rekord i ri botëror, vetura më e shpejtë e prodhuar ndonjëherë tejkalon 500 km/h
BMW prezanton motoçikletën vetë-balancuese(Foto/Video)
Ndërruesi automatik i shpejtësisë - çfarë kuptimi kanë P, R, N, D, M dhe simbolet e tjera
A e dini pse kamionët ndonjëherë kanë rrota të ngritura?
Policia e Arabisë Saudite do të pajiset me flotë elektrike veturash të aftë për transportimin e dronëve
BMW M4 GTS Concept, i gatshëm për prezantim (Foto)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama