Presidenti Donald Trump ka thënë se beson se SHBA do të fitojë kontrollin e Groenlandës, pasi shfaqi interes të ripërtërirë për marrjen e territorit autonom danez në javët e fundit.
“Unë mendoj se do ta kemi atë”, u tha ai gazetarëve në Air Force One të shtunën, duke shtuar se 57,000 banorët e ishullit “duan të jenë me ne”, transmeton Telegrafi.
Komentet e tij vijnë pas raporteve se kryeministrja daneze Mette Frederiksen, këmbënguli se Grenlanda nuk ishte në shitje në një telefonatë të zjarrtë me presidentin javën e kaluar.
Trump shfaqi perspektivën e blerjes së territorit të gjerë të Arktikut gjatë mandatit të tij të parë në vitin 2019, dhe ka thënë se kontrolli amerikan i Grenlandës është një “domosdoshmëri absolute” për sigurinë ndërkombëtare.
“Unë mendoj se njerëzit duan të jenë me ne”, tha Trump kur u pyet për ishullin në dhomën e shtypit në bordin e aeroplanit presidencial.
“Nuk e di vërtet se çfarë pretendimi ka Danimarka ndaj saj, por do të ishte një akt shumë armiqësor nëse ata nuk do të lejonin që kjo të ndodhte sepse është për mbrojtjen e botës së lirë”, shtoi ai.
“Unë mendoj se Grenlandën do ta marrim sepse ka të bëjë me lirinë e botës”, vazhdoi Trump.
“Nuk ka të bëjë fare me Shtetet e Bashkuara përveç se ne jemi ata që mund të sigurojmë lirinë. Ata nuk munden”, theksoi presidenti amerikan
Pavarësisht besimit të dukshëm të Trump, kryeministrat e Grenlandës dhe Danimarkës kanë thënë më parë se ishulli nuk ishte në shitje.
Kryeministri i Grenlandës, Mute Egede tha se përdorimi i tokës së territorit ishte “biznes i Grenlandës”, megjithëse ai shprehu gatishmërinë për të punuar më ngushtë me SHBA-në për mbrojtjen dhe minierat.
Ndërkohë, kryeministrja daneze Frederiksen tha në fillim të këtij muaji se “Grenlanda u përket grenlandezëve”, dhe vetëm popullsia lokale mund të përcaktojë të ardhmen e saj.
Frederiksen ripohoi pozicionin e saj në një shkëmbim të nxehtë telefonik 45-minutësh me Trump javën e kaluar, sipas një raporti në Financial Times.
Gazeta citoi një zyrtar anonim evropian të thoshte se biseda ishte “e tmerrshme”, dhe një tjetër që thoshte se interesi i Trump për të blerë Grenlandën ishte “serioz dhe potencialisht shumë i rrezikshëm”.
Kryeministrja danez thuhet se këmbënguli se ishulli nuk ishte në shitje, por vuri në dukje “interesin e madh” të SHBA për të.
Grenlanda shtrihet në rrugën më të shkurtër nga Amerika e Veriut në Evropë, duke e bërë atë strategjikisht të rëndësishme për SHBA-në. Ajo është gjithashtu shtëpia e një objekti të madh hapësinor amerikan.
Vitet e fundit, ka pasur një interes në rritje për burimet natyrore të Grenlandës, duke përfshirë minierat për minerale të rralla të tokës, uranium dhe hekur.
Megjithëse ishulli ka një autonomi të gjerë, ai mbetet pjesë e mbretërisë së Demarkut.
Por ka një konsensus të përgjithshëm në Grenlandë se ajo përfundimisht do të bëhet e pavarur, gjë që mund të hapë rrugën për një lloj të ri marrëdhëniesh me SHBA-në.
Pretendimi i presidentit Trump se populli i Grenlandës “dëshirojnë të jenë me ne”, mund të jetë surprizë për disa nga banorët e ishullit.
Një kapiten i një anijeje peshkimi në vendbanimin Kapisillit, i tha BBC-së se Trump është “i mirëpritur të vizitojë” ishullin, por se “Grenlanda u përket grenlandezëve”.
Dhe plaku i kishës lokale Kaaleeraq Ringsted tha se gjuha e Trump ishte “e papranueshme”, duke shtuar “Grenlanda nuk është në shitje”.
Ka disa mënyra se si Trump mund të ndjekë dëshirën e tij për të marrë territorin. I pyetur më herët në janar nëse ai mund të përjashtonte përdorimin e forcës ushtarake apo ekonomike, Trump tha se nuk mund.
Komentet e tij të fundit kanë shkaktuar tronditje në establishmentin politik danez, duke shkaktuar takime të nivelit të lartë të organizuara me nxitim në Kopenhagë në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës
Temperaturat e rrezikshme mund të vrasin 50% më shumë evropianë deri në vitin 2100, paralajmëron një studim
Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?
Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve
I dërguari i Ukrainës në Britaninë e Madhe: Vonesa në pajisjen e Ukrainës me armët e nevojshme ka ndryshuar situatën në fushën e betejës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës