“One Stop Shop” RMV-Kosovë, do të nisë të zbatohet pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë
Në kufirin e Bllacës, qytetarët vazhdojnë të presin gjatë duke i ndaluar nga dy herë. Krerët e dy qeverive, të Maqedonisë dhe Kosovës, u së fundmi u dakorduan që në Bllacë dhe Jazhincë, të ketë vetëm një ndalesë, apo e njohur si One Stop.
“Veturat në kufirin e Bllacës ndalohen dy herë për kontroll. Edhe në kufirin e Maqedonisë, edhe në kufirin e Kosovës. Edhe pse dy shtetet në seancën e fundit e përbashkët qeveritare, vendosën që nga një janari, të vendoset sistem për një ndalesë, gjegjësisht, në hyrje në Kosovë të ndalohet vetëm në Kosovë, e gjatë hyrjes në Maqedoni, të ndalohet vetëm në kufirin e Maqedonisë”, informon Alsat, përcjellë Telegrafi Maqedoni.
Ky sistem ende nuk është vënë në funksion. Qytetarët të cilët takuam në vendkalimin kufitar, thonë se ndodhë që të presin deri në një orë për të kaluar kufirin.
“Do të kishte qenë mirë, pse jo. Po bëhet shumë kolonë këtu sedi a e keni vërejtur. Shumë kolona po bëhen. Unë jam nga Hani i Elezit, duhet të pres gjysmë ore, një orë ndonjëherë për asgjë”, tha një qytetar.
“Do të kishte qenë mjaftueshëm një herë, kishte me qenë e rrugës të ishte pikë e përbashkët e kufirit për të udhëtuar më lirë dhe më shpejtë. E kemi informacionin, bile pak më herët e diskutuam edhe mes vete por sigurisht ndoshta për shkaqe teknike ende nuk kanë arritur por besoj që shumë shpejtë do të realizohet edhe në këtë pikë kufitare”, u shpreh një qytetar.
“Duhet të bëhet praktikisht One-Stop, të ndalohet në një vend. Në Kosovë ka fushatë për zgjedhje parlamentare. Pres që pas përfundimit të fushatës, të përshpejtohet ky proces. Tek ne edhe në formë teknike edhe administrative puna ka përfunduar. Le të përfundojnë atje zgjedhjet dhe ta finalizojmë edhe atë projekt”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër.
One Stop në Bllacë ishte paralajmëruar të vihet në funksion nga 1 janari i vitit të kaluar, pasi këtë e kishte promovuar qeveria e atëhershme LSDM-BDI. Vendosja e një sistemi të tillë, pritet të mundësojë qarkullim më të shpejtë të mallrave dhe njerëzve. Sisteme të tilla kemi me Shqipërinë në Qafë Thanë dhe Serbinë në Tabanoc por megjithatë, edhe në këto dy vendkalime kufitare shpesh ndodhë të ketë radhë të gjata për kalim. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite