Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka deklaruar se ripërcaktimi i kufijve është mënyra më e mirë për të përmbyllur shtetësinë e Kosovës dhe për ta bërë një shtet funksional – teksa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vendosur administrata Trump.
Sipas tij, kjo ide, që deri më tani është refuzuar, mund të jetë një zgjidhje afatgjatë për raportet Kosovë-Serbi dhe për të shmangur problemet e ardhshme.
Murati sugjeron që kjo qasje do të zgjidhte përfundimisht mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ajo ide do të ishte mirë të kthehej prej nesh. Jo të jetë imponim, mendoj që ajo është ideja më e mirë. Fatkeqësia jonë shtetërore e kombëtare ka qenë refuzimi i saj ideje. Sepse është e vetmja që e bën Kosovën funksionale. Do të thotë përmes kësaj ideje e përmbyll shtetësinë e Kosovës dhe i krijon rrethanat që me një marrëveshje të re ndërkombëtare t’i rrezo edhe ato pjesë të planit të Ahtisarit, e që janë problematike për funksionimin e shtetit… të cilat do të bëhen problem sidomos nëse bëhet Asociacioni.
Pra ri përcaktimi që do të përfshinte tri komunat, Leposaviqin Zubin Potokun dhe Zveçanin, pjesën serbe të tyre dhe pjesën shqiptare të Luginës së Preshevës… hajde pro e zgjidhim (problemin Kosovë-Serbi) ne prapë do të flasim ë kufij. Me Malin e Zi i cili na ka njoftë me Maqedoninë që na ka njoftë ne kemi pasur problemin me vendos”, ka thënë Murati.
Murati, ka kritikuar qasjen e institucioneve të Kosovës ndaj dialogut me Serbinë, duke e cilësuar si të pasinqertë dhe të paqëndrueshme ndër vite.
Murati në TV Dukagjini theksoi se politika e Kosovës ka dështuar ta trajtojë dialogun si një mekanizëm për të zgjidhur problemet e brendshme dhe ndërkombëtare, duke u fokusuar kryesisht në temat e imponuara nga ndërmjetësuesit, veçanërisht nga Bashkimi Evropian.
Sipas Muratit, që nga viti 2011 dialogu ka qenë i dominuar nga temat që i interesonin Serbisë, ndërsa çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është lënë jashtë tryezës.
“Qasja e politikës sonë dhe e qeverisë aktuale në raport me dialogun ka qenë gjithmonë jo serioze. Ne asnjëherë dialogun dhe raportin me Serbinë nuk e kemi marrë seriozisht. Kemi thënë po futemi në këtë çështje se miqtë tanë po na shtyjnë. Por jo ne ta shohim si një mekanizëm për t’i zgjidh problemet.
Prandaj neve na kanë ardh tema, të cilat janë imponuar nga ata kufij që janë quajtur lehtësisë, kryesisht BE-ja. Dhe kryesisht tema që i kanë interesuar Serbisë. Duke prit që të kryhet kjo punë dhe po e mbyllim këtë kapitull. Dhe neve vazhdimisht na ka rënduar jeta duke mos e trajtuar seriozisht ne i kemi lënë shqiptarët e Luginës së Preshevës jashtë dialogut madje edhe is presion. Unë e di që ka pasur momente që ka qenë vështirë edhe për ti futur, por ti së paku është dashur të bësh në mënyre konstante. Jemi prej vitit 2011, tash jemi në 2025, po të insistimin prej 2011 do të krijoheshin rrethanat që të trajtohet çështje e Kosovës lindore”, ka thënë Murati.
Murati gjithashtu kritikoi qeverinë aktuale, duke thënë se kryeministri Albin Kurti ka ndryshuar qëndrime në raport me dialogun.
“Jemi marre në mërye jo serioze dhe vazhdimisht na kanë ardhur projekte të cilat janë imponuar. Dhe kulmi i kësaj qasje ka qenë kjo qeveri. Sepse zoti Kurti kur ka ardhur në qeveris ka thënë që fare se kam dialogun prioritet, ndërsa për çka flitet dhe për çka ky bën përpjekje edhe kur trajtohen rezultate e kësaj qeveri, ky më së shumti merret çka ka ndodh në veri e me Serbinë. Prej një politikani që ka thënë së fare s’janë të rëndsishme këto bisedime, më së shumti promovon rezultatet e tyre”, ka shtuar Murati.
Krahas kësaj, Murati tha se qasja e Kosovës gjatë Qeverisë Kurti ndaj aleatëve ka qenë e njëanshme dhe e papërgatitur. Ai përmendi mbështetjen e hapur të Kurtit për presidentin amerikan Joe Biden gjatë zgjedhjeve të vitit 2020 dhe pjesëmarrjen në konventën e demokratëve gjatë 2024.
Sipas tij, lobimi shqiptar në SHBA ka punuar tradicionalisht me të dyja partitë kryesore dhe kjo qasje duhet të ruhet.
“Ne duhet të jemi shumë të kujdesëm dhe nuk është dashur asnjëherë të futmi në aventurën e mbajtjes anë. Sepse shqiptarët, lobi ynë atje tradicionalisht ka punuar me të dy administratat.
Qasja e politikës sonë dhe e qeverisë aktuale në raport me dialogun ka qenë gjithmonë jo serioze. Ne asnjëherë dialogun dhe raportin me Serbinë nuk e kemi marrë seriozisht. Kemi thënë po futemi në këtë çështje se miqtë tanë po na shtyjnë. Por jo ne ta shohim si një mekanizëm për ti zgjidh problemet. Prandaj neve na kanë ardh tema, të cilat janë imponuar nga ata që janë quajtur lehtësisë, kryesisht BE-ja. Dhe kryesisht tema që i kanë interesuar Serbisë. Duke prit që të kryhet kjo punë dhe po e mbyllim këtë kapitull. Dhe neve vazhdimisht na ka rënduar jeta duke mos e trajtuar seriozisht ne i kemi lënë shqiptarët e Luginës së Preshevës jashtë dialogut madje edhe si presion. Unë e di që ka pasur momente që ka qenë vështirë edhe për ti futur, por ti së paku është dashur të bësh në mënyre konstante. Jemi prej vitit 2011, tash jemi në 2025, po të insistimin prej 2011 do të krijoheshin rrethanat që të trajtohet çështje e Kosovës lindore”, ka shtuar Murati.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite