LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Emigrantët të votojnë me dokumentet biometrike të vendit ku jetojnë, ndryshe mosbindje civile

Berisha: Emigrantët të votojnë me dokumentet biometrike të vendit ku jetojnë, ndryshe mosbindje civile

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën e përjavshme më gazetarët ka tha se PD ka paraqitur amendimin për njohjen e çdo dokumenti biometrik të vendit ku jetojnë emigrantët.

“Ne kemi përgatitur amendamentin dhe ne kërkojmë me ligj që këtyre t’u njihet çdo dokument biometrik i vendit ku jetojnë. Qoftë letërnjoftim, qoftë pasaportë. Jashtë kësaj kërkese, ne nuk mund të pranojmë kurrë të përjashtojmë dy të tretat e emigrantëve dhe diasporës tonë nga votimi”, tha Berisha.

Berisha shtoi më tej se “ky është një akt i pashembullt, një diskriminim që nuk ka asnjë lloj baze”.


“Në këtë kontekst, unë ftoj edhe njëherë, në radhë të parë KQZ që të bëjë demarshet zyrtare dhe të shprehet publikisht sepse zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është një detyrim madhor kushtetues”, tha Berisha.

Përndryshe, shtoi kryetari i Partisë Demokratike “ne do organizojmë demonstratat më të fuqishme pranë ambasadave të narkoshtetit, por jo vetëm pranë ambasadave”.

“Pra, do të nisë një lëvizje e re e fuqishme e mosbindjes civile, kjo që është në Shqipëri, do vazhdojë në botë. Nuk mund të pajtohemi kurrë me një frikë dhe absurditet që tregon regjimi ndaj votës së emigracionit”, tha Berisha.

Berisha u bëri thirrje të gjithë emigrantëve dhe diasporës, që të përgatiten për protestat të fuqishme para selive të ambasadave.

I pyetur në lidhje me procesin e primareve, kryedemokrati tha se është një proces statutor.

“Qëndrimi i kryetarëve të PD, ose kërkesa për dorëheqjen e kryetarëve të PD është statutore, ka një nen në statutin e PD, i cili thotë; në rast se kryetari i partisë do të kandidojë, ai duhet të japë dorëheqje para se të zhvillohen primaret”, tha Berisha.
Sa i takon drejtuesve politikë të qarqeve Berisha tha se “do të vendosë Këshilli Kombëtar, por lista e mbyllur do të përcaktohet nga gara, nga primaret dhe rezultati në primare”.