Udhëheqësi i opozitës gjermane është zotuar të forcojë kontrollet kufitare dhe të shtojë deportimet nëse bëhet kancelar pas zgjedhjeve muajin e ardhshëm, një ditë pasi një afgan u arrestua për një sulm me thikë në të cilin vdiqën dy persona.
Friedrich Merz, aleanca konservatore CDU/CSU e të cilit kryeson në sondazhe, tha se nuk do të lejonte që sulmet si ai në qytetin bavarez të Aschaffenburg të mërkurën të shndërroheshin në një “çështje normale”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
I dyshuari për sulmin, i cili u arrestua menjëherë më pas, është një 28-vjeçar afgan me një histori të problemeve psikiatrike dhe dhunës.
Procesi i azilit të burrit ishte mbyllur me kërkesën e tij pas dy vjetësh, sipas autoriteteve bavareze.
Ai kishte thënë se do të largohej nga Gjermania me dëshirën e tij muajin e kaluar, por nuk e kishte bërë këtë dhe kishte vazhduar të merrte trajtim psikiatrik.
Merz tha se “të gjithë emigrantët e paligjshëm” duhet të kthehen në kufi, duke përfshirë njerëzit që kërkojnë mbrojtje nga lufta ose persekutimi politik, dhe se ai ishte i gatshëm të lëshonte një “ndalim de facto” të hyrjes për të gjithë ata pa dokumente të vlefshme hyrjeje.
Ai bëri thirrje për një rritje të numrit të qendrave të ndalimit të emigrantëve, duke përmendur përshtatshmërinë e depove të zbrazëta, kontejnerëve të konvertuar të transportit ose kazermave të papërdorura.
Ai shtoi se njerëzit e kapur nga policia për akte kriminale, të cilëve u ishte kërkuar të largoheshin, por kishin refuzuar ta bënin këtë, “duhet të mbahen në paraburgim … dhe të deportohen sa më shpejt të jetë e mundur”.
Merz gjithashtu kritikoi ashpër ligjet e BE-së për azilin dhe migracionin, duke i quajtur ato “jofunksionale” dhe bëri thirrje për një largim të mprehtë nga parimi Shengen i bllokut për lëvizjen e lirë.
Ai u zotua të vendosë kontrolle të përhershme në të nëntë kufijtë e Gjermanisë me vendet fqinje nëse zgjidhet më 23 shkurt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën
Një “mini-tornado rrëmbeu çatinë e një shtëpie” – vetëm disa orë para se stuhia Eowyn të mbërrijë në Mbretërinë e Bashkuar
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën
Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s
"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë